E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet heqja e TVSH-së në arsim

 Komisioni i Ekonomisë miratoi dje projektligjin për disa ndryshime në ligjin për TVSH-në. Vendimi për përfshirjen në këtë skemë të bizneseve me një xhiro më shumë se 5 milionë lekë është shoqëruar edhe me një sërë propozimesh nga Ministria e Financave. Përfaqësuesja e kësaj ministrie shpjegoi dje para komisionit, faktin se subjekti mund të dalë nga skema e TVSH-së vetëm në rast se bën çregjistrim përfundimtar. Pjesë tjetër e projektligjit të miratuar është edhe heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për arsimin publik e privat. Vendimi që do të hyjë në fuqi në tetor të këtij viti u kalua pa debate nga anëtarët e komisionit duke u votuar unanimisht. Si një nga premtimet e qeverisë, heqja e TVSH-së në sektorin e arsimit është përfolur gjatë sidomos nga kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›