Vodafon prezanton “U Control 1500”
Kombinim perfekt i planeve tariforë me kontratë dhe parapagesë. Duke filluar nga data 20 Janar 2010, Vodafon Albania do të prezantojë planin e ri tarifor "Vodafon U Control 1500" që është krijuar posaçërisht për klientët e rinj dhe ekzistues, të cilët duan të kenë kontroll të plotë të buxhetit të tyre për komunikim. Në planin tarifor "U Control 1500" abonentët paguajnë një pajtim mujor prej 1500 lek (pa TVSH). Kjo shumë e pajtimit mujor përdoret për të kryer thirrje, dërguar SMS/MMS apo për të lundruar në internet, me tarifa shumë të favorshme. Thirrjet drejt numrave të çdo rrjeti kombëtar kryhen nën një tarifë të njëjtë prej 22.5 lek/min (pa TVSH), ndërkohë që çdo muaj jepet krejtësisht falas një sasi prej 1000 SMS për t'u përdorur drejt numrave të tjerë Vodafon.