E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia anetaresohet ne Keshillin Europian te Arkeologjise

Nga aktiviteti i zhvilluar

Konfirmohet anetaresimi i Agjencise se Sherbimit Arkeologjik ne Keshillin Europian te Arkeologjise EAC

Tirane 23 mars 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Nje ekip i perbashket ekspertesh nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Agjencia e Sherbimit Arkeologjik ASHA mori pjese ne Konferencen Vjetore te Keshillit Europian te Arkeologjise Europae Archaeologiae Consilium-EAC me teme Trashegimia Rikrijon Europen-Nje qasje kritike ndaj vlerave ne Arkeologji Vendbanimeve te ndertuara dhe Peisazhit kulturor e cila u mbajt ne Ename Belgjike nga 17-19 Mars 2011.

Qellimi kryesor i pjesemarrjes se ASHA-s ne kete takim ishte anetaresimi dhe perfaqesimi i Shqiperise ne Keshillin Europian te Arkeologjise si nje vend anetar me te drejta te plota.

Ftesa per anetaresim iu propozua ASHA-s nga Presidentja e EAC znj. Katalin Wollak ne muajin Mars 2009 ne Reikjavik Islande gjate Konferences Vjetore te organizuar nga EAC ne te cilen ASHA ishte e ftuar ne cilesine e vezhguesit.

Anetaresimi ne nje institucion te nivelit te larte profesional si EAC do te permiresoje aktivitetin e ASHA ne vend dhe do te rrise nivelin profesional te eksperteve arkeologe duke qene aktive dhe pjesemarres ne aktivitetet e Bordit seminaret si dhe trajnimet e organizuara nga Grupet e Punes se ketij institucioni.

Objektiva te pritshme nga ky anetaresim jane po ashtu edhe promovimi i menaxhimit mbrojtjes interpretimit shkencor publikimit prezantimeve kenaqesise publike te trashegimise arkeologjike te vendit tone si pjese integrale e trashegimise europiane.

Po ashtu anetaresimi ne kete institucion te nivelit Europian gjen mbeshtetje te plote edhe me politikat integruese te ndjekura nga Qeveria Shqiptare.

Aktualisht ASHA merr pjese ne Grupin e Punes se Arkeologjise Ajrore ne te cilin jane trajnuar gjate vitit 2010 dy eksperte te saj nderkohe qe dy te tjere do te trainohen gjate 2011.

Shqiperia eshte vendi anetar me i ri qe i atashohet EAC dhe qe e con ne 28 numrin e pergjithshem te vendeve anetare prane ketij institucioni.

Ne konference ku merrnin pjese rreth 200 pjesemarres nga vende te ndryshme europiane u referuan nje sere temash nga te cilat Arkeologjia Publiku dhe Europianizmi Trashegimia kulturore shprehja e kontradiktave te bashkuar ne diversitet Drejt nje vizioni multi-fokusor te Kultures Europiane. Zbulimi i peizazheve te hershme sllave ne Kroaci Nga peizazhet ne Europe ne nje peizazh Europian Nacionalizmi Historia Kanonike dhe Arkeologjike ne Hollande si dhe Arkeologjia ne ditet e sotme-Rasti i Romes.

Keshilli Europian i Arkeologjise EAC eshte nje rrjet demokratik organizatash qe jane ligjerisht pergjegjese per menaxhimin e trashegimise ne vendet respektive.

Anetaresimi ne kete Keshill eshte i hapur per te gjithe organet kombetare te ngarkuara me menaxhimin e trashegimise arkeologjike ne te gjitha vendet anetare te Keshillit te Europes.

Misioni kryesor i EAC eshte te mbeshtese menaxhimin e trashegimise arkeologjike ne Europe ti sherbeje nevojave te agjencive qe jane te perfshira ne menaxhimin e trashegimise kombetare arkeologjike te vendose bashkepunime te ngushta institucionale dhe te shkembeje informacion midis institucioneve europiane etj.

EAC ka aktualisht gjashte Grupe Pune Arkeologjia Ajrore Trashegimia Nen-ujore Monumente te Luftes se Ftohte Agro-Mjedisi Germime ne Shkalle te Medha dhe Arkiva.

Struktura e EAC perbehet nga Keshilli Bordi dhe Asambleja e Pergjithshme.

e.t/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›