“Shtrigat e Salemit” premierë në Teatrin Kombёtar

Nё datё 24 mars do tё vihet premierё nё Teatrin Kombёtar drama “Shtrigat e Salemit” e autorit Artur Miler. Kjo vepёr vjen me regji tё Spiro Dunit dhe me njё kast i pёrbёrё prej 21 aktorёsh. Nё kёtё pjesё vihet re konflikti i brёndshёm qё pёrjetojmё si individё. Vepra sillet rreth njerёzve qё e gjejnё veten tё deyruar tё interpretojnё role tё cilёt i kanё kёrkuar ti luajnё. Regjizori Duni u shpreh se ёshtё fat dhe shanc qё vёnё nё skenё kёtё shfaqe tё Milerit.
E ndёrsa aktori kryesor Timo Flloko i cili interpreton personazhin Xhon Prokto theksoi se kjo ёshtё njё vepёr e fuqishme.
Disa nga aktorёt tё cilёt interpretojnё nё kёtё shfaqje janё, Fatos Sela, Eni Jani, Naum Shundi, Neritan Licaj, etj. e ndёrsa pёr herё tё parё ngjitet nё skenёn e Teatrit Kombёtar edhe Elia Zaharia, e cila do tё interpretojё rolin e Abigeil-it. Skenografia e shfaqjes i ёshtё besuar Bashkim Ahmetit e ndёrsa kostumografa Anila Zajmit.