Vdes ikona e kinemasë Elisabet Tejlor

SHBA, 23 mars, NOA – Ylli i kinemasë botërore Elisabet Tejlor është shuar sot në moshën 79-vjeçare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e probleme serioze më shëndetin. Gjatë viteve të fundit ajo vuante nga probleme kardiake. Ndërsa u kurua dhe nga një kancer në lëkurë dhe dy pneumoni.
Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.
Komentet e para në agjencitë ndërkombëtare e cilsojnë ikjen e Tejlor, si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore.
CCN, USA Today, BBC dhe mjaft agjenci prestigjioze shkruajnë se lajmi i vdekjes është konfirmuar nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos dhe miqtë e aktores.
Sally Morrison, publicisti i Tejlor tha se në momentin e ndarjes nga jeta, pranë saj kanë qenë fëmijët Michael Wilding, Wilding Christopher, Todd Liza, dhe Maria Burton.
a.k/NOA
Lajme të ngjashmeJones: SHBA do të mbështesin decentraliziminSHBA, popullsia arrin në 308 milionë banorëPas 1 viti Del Piero do të luajë në SHBASHBA, realizohet transplanti i parë total në fytyrëQeveria e Libisë: Djali i Gedafit nuk ka vdekur Lidhje: 79-vjeç, Elisabet Tejlor, shba, vdekja