Peshon 57 kilogram dhe është vetëm tre vjeç

Lu Hao
Pekin 23 Mars NOA- Ka lindur nën peshë, është vetëm tre vjeç dhe peshon 57 kilogram. Prindërit e të voglit janë të dëshpëruar dhe nuk mund ta vënë në dietë , sepse frikësohen nga reagimi i tij. Ata kanë frikë prej tij dhe nuk mund ta ndalojnë atë. “Nëse nuk e lemë të bëjë atë që dëshiron, nuk ndalet së qari”, thotë Huan Chen, nëna e tij në Dashan, krahinë e Gudangdon. Gruaja thotë se janë përpjekur ti heqin ushqimin, por përkundër këtyre përpjekjeve ai ka shtuar gati 20 kilogram më shumë. Lu Hao nuk është pranuar në kopsht pasi madhësia e tij mund të përbëjë një rrezik për fëmijët e tjerë, kështu që ai është mund të luajë vetëm në shtëpi. Por sigurisht mbipesha për Lu Hao është gjithashtu një problem shëndetësor. Ai ka lindur nën peshë 2:59 kilogram dhe brenda tre muajsh ka filluar të rritet së tepërmi. “Ai është aq i uritur sa për drekë mund të hajë tre pjata të mëdha me oriz”, thotë babai Lu Yuncheng,
Lu Hao dhe babai i tij
i cili mezi arrin ta mbajë në krah. Mjekët thonë se kjo gjendje mund të jetë për shkak të një çrregullimi hormonal. Përveç të qenit mbipeshë, ai është edhe shumë më i gjatë se një fëmijë normal i moshës së tij. Por mjekët paralajmërojnë: “Kjo gjendje nuk mund të mbetet kështu, zemra e tij nuk do të mund ta suportojë tensionin”. Një studim i fundit tregoi se në Kinë ka 60 milionë fëmijë obesë dhe se ky numër është dyfishuar nga 1992 në 2002. a.e/NOA
Lajme të ngjashmeBaby alcohol: fëmija 3 vjeç shtrohet në spital për abuzim me alkoolinBinjaket bëhen nënë në një ditëObama shënon rekord diplomatik, dërgon ambasador kinez në KinëVarrimi luksoz, 1 milion dollarë për ceremoninëProtestat transferohen në Kinë, sfidohet regjimi Lidhje: femija, kine, obes