E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, aplikim para zgjedhjeve"

Presidenca ceke e Bashkimit Evropian deklaroi ne Bruksel se Shqiperia eshte e ftuar te aplikoje per statusin kandidat, ne tre muaj e gjysme qe i kane mbetur. Por nga ana tjeter, kembengul se shqyrtimi i kerkeses nga 27 vendet anetare, do te behet pas zgjedhjeve ne vend, gjate Presidences pasardhese suedeze."Ndoshta do te kete zgjedhje te suksesshme, dhe nese deshmohet se do te zhvillohen me sukses te plote, ky do te jete rekomandimi me i mire per Shqiperine dhe per kete gje nuk ka asnje dyshim. Ne do te ishim shume te lumtur nese Shqiperia aplikon gjate Presidences tone, atehere ndoshta procesi do te marre pak kohe dhe gjate Presidences suedeze qe eshte po kaq mikpritese sa Presidenca jone, une jam i sigurt se Karl Bild, do t'ju mbeshtese po aq sa ju mbeshtes dhe une", deklaroi Karel Shwarzenberg, ministri i Jashtem i Cekise, Presidenca e BE-se. Ministri i Jashtem i Suedise dhe Presidences pasuese te BE-se, sqaroi se megjithese proceset ndonjehere mund te duken te gjata ne kohe, e rendesishme eshte te ecet perpara dhe se angazhimi i BE-se, eshte i palekundshem per vendet qe plotesojne kriteret. "Dhe une sigurisht e konfirmoj kete gje. Dua te them se jeni gjithnje te mirepritur gjate Presidences ceke si gjate asaj suedeze. Por duhet kuptuar se pastaj do te pasoje nje proces i gjate, me pergatitjen e opinionit nga Komisioni dhe eventualisht me politika vendimmarrese shtese. Aplikimi dhe kalimi nga Keshilli tek Komisioni eshte shume teknik dhe mund te marre pak kohe gjithashtu", u shpreh Karl Bildt, minister i Jashtem i Suedise, Presidenca pasuese e BE-se. Per Malin e Zi qe ka aplikuar per statusin kandidat ne dhjetor te vitit te kaluar, Shwarzeberg tha se Keshilli do t'i jape driten jeshile Komisionit gjate kesaj Presidence, qe te filloje me pergatitjen e opinionit. Per Shqiperine, ceket pranuan se nuk kane dashur qe vendi te aplikoje me pare, pasi per ta, do te kishte qene me e veshtire te mbronin dy vende njeheresh. Duke i shtyre shqiptaret te aplikojne nga fundi i mandatit te tyre, ceket perfitojne keshtu pjesen e mire te procesit, dorezimin historik te aplikimit ne Prage, duke i lene barren e rende te shqyrtimit pasardhesve suedeze, pas zgjedhjeve te qershorit ne Shqiperi. Nderkohe qe ne Shqiperi, situata politike eshte ne favor te integrimit ne Shqiperise ne BE. Por palet politike ndajne qendrime te ndryshme per sa i perket kohes se aplikimit. Kryeministri ka garantuar se aplikimi do te behet brenda Presidences ceke, nderkohe qe opozita nuk ka munguar te shprehet skeptike, ne lidhje me gatishmerine e qeverise per ta bere aplikimin, per shkak te mosplotesimit te kushteve.

Rehn: Te mos frenohet zgjerimi i BE, Ballkani faktor stabiliteti

"Shpresat per zgjerimin e bllokut te Bashkimit Evropian ne Ballkan nuk mund te shuhen, sepse keto vende jane nje faktor stabiliteti per te gjithe rajonin". Deklarata vjen nga komisioneri per zgjerimin e BE-se, Olli Rehn, i cili eshte pyetur per deklaratat e nje dite me pare te Kancelares gjermane Angela Merkel, ku kjo e fundit tha se BE ka nevoje per konsolidim te metejshem, perpara se te prese anetare te rinj. "Pavaresisht disa problemeve si kriza ekonomike, recesioni, zgjedhjet e ardhshme evropiane apo dhe ratifikimi i traktatit te Lisbones, ne nuk duhet te frenohemi tashme nga puna e jashtezakonshme per stabilitetin dhe progresin ne Ballkanin Perendimor" deklaroi Rehn, gjate nje konference me ministrat e Jashtem kroat e slloven. Rehn tha gjithashtu se Bashkimi Evropian mund te beje disa gjera ne te njejten kohe, ndersa ftoi Gjermanine te mos komprometoje perspektiven e Ballkanit drejt BE, si nje faktor stabiliteti ne te gjithe rajonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›