Testamenti i ri
Jam vertet e lumtur qe i drejtohem Asamblese Parlamentare te Euromed si kryetare e Parlamentit Shqiptar, si dhe t'ju paraqes nje permbledhje te shkurter te situates ekonomike te Shqiperise ne kontekstin e krizes globale.
Ne me pak se dy jave, ne Samitin e ardhshem te NATO-s, qe do te mbahet ne Kehl, Strasburg, vendi im do te behet anetar me te drejta te plota i Aleances se madhe te lirise dhe sigurise. Ne kete periudhe te ndryshimeve globale, NATO po merr nje dimension te ri. Ne skenen e botes se sotme, ne keto kohe krize NATO po kthehet ne nje garanci unike dhe te magjishme per parandalimin e trazirave shoqerore, ose te keqijave me te medha.
Te dashur kolege.
Sot Shqiperia eshte me te vertete nje vend i sigurt qe reflekton paqe dhe stabilitet per te gjithe rajonin. Ne renditjen e Transparency International, Shqiperia la pas 95 vende ne luften kunder korrupsionit.
Prej tre vitesh, Shqiperia eshte nen efektin e nje revolucioni te vertete fiskal. Si rezultat i luftes kunder kontrabandes dhe evazionit fiskal, eshte bere e mundur rritja e te ardhurave te buxhetit me 23 %, eshte realizuar nje rritje e pagave me 68 %, ndersa pensioneve me 40%, investimet publike ne infrastrukture jane rritur kater here. Jane kufizuar abuzimet dhe reduktuar kostot administrative me 30%, ndersa taksat jane ulur duke arritur ne nje nivel te takses se sheshte 10%.
Shqiperia ka ndryshuar jashtezakonisht shume.
Rritja ekonomike per 2008 ishte 6%, ndersa shkalla e inflacionit 3%. Raporti me i fundit i Bankes Boterore "Doing Business" e rendit Shqiperine ne vendin e dyte ne mundesine e berjes se biznesit dhe ky natyrisht eshte nje mates i rendesishem i progresit te arritur.
Lidhur me tablone e ekonomike te Shqiperise ne kontekstin e krizes globale boterore, vetem pak dite me pare, institucioni me autoritar ne kete fushe, FMN vleresoi Shqiperine nder vendet e pakta, ku pritet rritje ekonomike pozitive per 2009.
Shqiperia nuk pritet te preket nga kriza, por do te preket nga pasojat e kesaj krize. Sipas FMN dhe kur flitet per ngadalesim eventual ekonomik, ky paraqitet shume normal pare ne kontekstin e krizes globale.
Politikat fiskale te guximshme dhe doktrina jone ekonomike - e investimit prej 30% te buxhetit ne rruge, ura, ujesjelles, kanalizime, arsim; e rritjes se pagave dhe pensioneve; e rritjes se te ardhurave; dhe e pergjysmimit te taksave - rezultuan shume te efektshme duke e bere ekonomine tone jo vetem nje ekonomi te forte, por edhe duke arritur ta shpetojme ekonomine tone nga vala e pare e krizes globale.
Per sa i perket sistemit bankar shqiptar, i cili vleresohet si nje sistem i kujdesshem, ai nuk eshte prekur nga kriza dhe ne shpresojme qe bankat qe operojne ne Shqiperi, do te performojne po ashtu ne menyre te kenaqshme edhe ne te ardhmen ne tregun shqiptar.
Ndersa sistemi bankar paraqitet ne situate te mire, sistemi financiar dhe investimet jane ne klasifikime te kenaqshme nga FMN; vlerat monetare te vjela nga privatizimet e fundit jane shume te konsiderueshme dhe kredia e marre nga qeveria, e bene buxhetin e shtetit te jete nje faktor stabilizues per ekonomine tone.
Per te balancuar uljen e vogel te nivelit te remitancave dhe te eksporteve, qeveria ka pergatitur draftin e buxhetit per 2009, i cili perfshin nje pakete stimuluese per te siguruar stabilitet financiar dhe per te parandaluar qe ekonomia reale te ndikohet nga rreziqet eventuale.
Se fundmi, nese nga pikepamja e prekjes nga kriza financiare te aktiviteteve tona ekonomike, vleresohet se nuk ka arsye qe ekonomia shqiptare te preket direkt, nje gje nuk duhet nenvleresuar impakti psikologjik i vendimeve qe marrin individet, per te abstenuar nga konsumi apo per te ulur nivelin e konsumit te tyre.
Krahas kesaj pakete antikrize qeveria shqiptare po mbikeqyr me kujdes impaktin e krizes financiare boterore ne ekonomine tone. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar per te mos lejuar asnje denatyrim ekstrem te parametrave te ekonomise shqiptare
Nderhyrja e qeverise shqiptare ne kete kohe te krizes globale, pavaresisht se Shqiperia nuk eshte prekur nga vala e saj e pare, ka qene gjigante. Paketa e saj stimuluese, ne parandalimin e cdo goditjeje te mundshme mbi ekonomine reale, arrin ne masen 10% te GDP.
Nder nderhyrjet me te rendesishme mund te permend
1- garantimi depozitave bankare nga 7000 euro ne 25 mije euro per cdo klient.
2- ne buxhet mbahet e paprekur nje kontigjence prej 2% te GDP
3- ulja e takses se punes me 25 %, me nje efekt prej 0,8 % te GDP
4- Per te mbeshtetur industrine e ndertimit dhe te pastrehet kemi vene ne dispozicion nje fond tjeter qe do te pendohet per blerje apartamentesh banimi, me nje vlere prej 1,5 % te GDP. Qytetaret do paguajne vetem principalin, kurse interesat do perballohen nga buxheti I shtetit.
5- kemi marre nje kredi tjeter me vlere sa 2% te GDP.
6- kemi rritur me 1% te GDP-se mbeshtetjen ne biznes e ne investime.
7- Nga privatizimet ne proces pritet t'i shtohet Buxhetit nje fond tjeter shtese me nje vlere qe arrin ne 2% te GDP, duke arritur keshtu ne total nje vlere prej 10% te GDP.
Shqiperia nje vend evropian e mesdhetar, nje vend qe 18 vjet me pare ndryshoi sistemin, e qe 12 vite me pare kaloi nje krize nga piramidat financiare, ka kuptuar se te tilla kriza kerkojne rregulla te domosdoshme, reforma urgjente dhe reformatore te guximshem. Nga eksperienca jone, kemi mesuar se historia e ndryshimeve te medha flet per epoka besimi.
Por ne kohen e krizave te tilla, ekonomia boterore ka nevoje per reforma te medha dhe reformatore te medhenj, ka nevoje per guxim te madh, per rregulla te reja. Ka nevoje per "Testament te ri".
(*) Fjala e mbajtur nga kryetarja e Kuvendit dje, ne punimet e Asamblese Parlamentare te Euro-Mesdheut