E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e fundit për Uitni Hjustonin

Ceremonia u zhvillua në kishën baptiste “Shpresa e Re” në Njuark, aty ku Hjuston filloi të këndojë për herë të parë kur ishte ende fëmijë.

“Uitni rikthehet në shtëpi, në vendin të cilit i përket”, tha aktori Kevin Kostner, i cili luajti përkrah Hjustonit në filmin hit të vitit 1992 “The Bodyguard (Truproja”).

Hjuston, e cila u gjet pa jetë në dhomën e një hoteli në Beverli Hills, pati një karrierë të shkëlqyer gati 30-vjeçare që kulmoi me këngën “I will always love you” (1992) si dhe çeli shteg për një brez këngëtarësh që e ndoqën.

Ajo ishte ndër emrat më të mëdhenj të muzikës në vitet ’80-’90, por pati një martesë të trazuar me këngëtarin Bobi Braun. Diva e muzikës pop pranoi më vonë se kishte përdorur në doza të rënda kokainë, marijuanë, alkool dhe substanca të tjera të dëmshme.

Vdekja në moshën 48-vjeçare tronditi familjen e saj, fansat dhe krejt industrinë e muzikës. Hjuston u gjet e zhytur në ujin e vaskës së një dhome hoteli një ditë para ceremonisë së përvitshme të ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Familja e të ndjerës nuk pranoi një funeral të hapur për publikun, por lejoi transmetimin direkt në televizione dhe në internet.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-18 23:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›