E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia batalion special per NATO-n

Kryeministri Sali Berisha premton krijimin e nje batalioni special i cili do te perdoret per permbushjen e nevojave te NATO-s.Kete premtim shefi i qeverise e ka bere ne takimin e radhes te ministrave te mbrojtjes te vendeve te europes juglindore i cili po mbahet ne Tirane. Ne po punojme per formimin e nje batalioni te mundshem per ta shpalosur ate aty ku ta kerkoje NATO. Ne po punojme per aftesimin gjithnje me te madh te ushtrise sone tha kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri foli per reformimin e forcave te armatosura dhe hapat qe ato kane hedhur vitet e fundit.Ushtria shqiptare tha Berisha sot merr pjese ne operacionet me te veshtira te aleances ne zonat me te nxehta.Ai vleresoi kontributin e forcave te armatosura edhe sa i takon perballimit te emergjencave civile perpara te cilave eshte gjendur Shqiperia vitet e fundit...

Ishin ato qe ben te mundur qe dimrin e kaluar nje permbytje e nje shkalle te atille sa vende me te zhvilluara se Shqiperia u kushtoi dhjetera jete te humbura qe ben te mundur qe pavaresisht nga nivelet shume metershe te ujit dhe shpejtesine e vershimit te tij ne nuk humbem asnje jete njerezore vijoi Berisha.

Kreu perpara ministrave te mbrojtjes te SEDM-it pershendeti anhtaresimin e Serbise dhe te Malit te Zi duke shprehur bindjen se edhe Kosova do te kete vendin e vet ne kete organizate.

Gent Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›