E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juridiku shperndahen studentet. Shkak mungesa e ambienteve

Pas rektorit te politeknikut i cili nje dite me pare ne fillimin e vitit te ri akademik kerkoi kapacietete shtese e njejta kerkese vjen dhe nga drejtuesit e fakultetit te Drejtesise. Godina e re e ketij fakulteti eshte e pamjaftueshme per te gjithe studentet. Nje pjese e tyre vitet e para dhe te katerta jane shpendare ne ambiente te marra me qera nga fakulteti i Drejtesise. Nderkohe qe sipas drejtuesve mendohet qe nje zgjidhje perfundimtare do te ishte zhvendosja e studenteve ne godinen e kinoklubit prane qyteti studenti e cila eshte ende ne proces rikonstruksioni.

Persa i perket ndarjes se studenteve ne dy pjese te medha ishte normale sepse kjo godine nuk eshte vetem e fakultetit te Drejtesise por dhe e Shkencave Sociale. Keshtu qe godina eshte e ndare ne dy pjese. Pjesa tjeter do fillojne te bejne mesim te kinoklubi i Qytetit Studenti deri ne 1 nentnor tha Kristaq Gjyli zv dekan i Drejtesise.

Fakulteti i Drejtesise vazhdon te mbetet ne majen e listes se bashku me fakultetin e Ekonomikut per nga preferencat e te rinjeve qe duan te ndjekin arsimin e larte. Kete e deshmon dhe numri i kuotave te pranimit te cilat shkon ne mbi 500 studente te rinj.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›