E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamza qeveri më vete

Zyra e kreu të bashkisë para 8 majit 2011

Bashkia e Kamzës po e zbaton me përpikëri objektivin e qeverisë Shqipëria dixhitale edhe pse nuk është pjesë zgjatuese e saj apo agjenci qeveritare. Ajo ka portal në internet, që është mbështetur nga PNUD-i.

Por përveç dixhitalizimit, Bashkia e Kamzës nën drejtimin e Xhelal Mziut ndjek edhe këshillat të tjera të qeverisë Berisha apo të Partisë Demokratike.

Që pas përhapjes së lajmit se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka votuar për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, fotoja e tij është hequr nga zyrat e bashkisë.

Portreti i Topi është zëvendësuar me portretin e kryeministrit Sali Berisha, që tani përveç rrugës me emrin e tij, për këtë qytet do të jetë edhe president.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë e përkohshme deri në zëvendësimin e Topit, por ata tregojnë se nuk e njohin autoritetin e kreu të shtetit, të paktën tani për tani. /F.S/

Para 8 majit

Pas 8 majit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›