PDU Zhvarrosjet ne Boboshtice akt barbar shteti te nderhyje

Tirane 28 tetor NOA - Partia per Drejtesi dhe Unitet ka reaguar sot ndaj zhvarrosjes se eshtrave te shqiptareve ne fshatin Boboshtice te Korces ku kisha ortodokse ka ngritur nje kryq memorial per nder te nje ushtari grek te rene gjate luftes.
Lajmi i zhvarrosjes se eshtrave u be publik pak dite me pare nga nje media e shkruar dhe nje televizion kombetar te cilet thane se shtrimi i rrugices permes dy parcelave te varrezave ne Boboshtice te Korces ku ne fund kisha ortodokse ka vendosur nje kryq memorial eshte ngritur mbi eshtrat e te pareve shqiptare te varrosur ne ate zone.
Ne nje deklarate per shtyp PDU duke iu referuar ketij lajmi te publikuar deklaroi sot se Rasti i fundit i zhvarrimit te eshtrave te shqiptareve ne fshatin e Boboshtices perben nje akt barbar dhe te paprecedent qe kalon cdo kufi njerezor.
Kreret e PDU-se e kane cilesuar kete akt si nje fyerje e rende qe i behet jo vetem kujtimit te tyre por edhe dinjitetit te cdo shqiptari.
PDU i beri thirrje shtetit te nderhyje urgjentisht ndaj ketyre akteve sipas PDU-se te perseritura.
Keto nuk jane akte te shkeputura pasi vetem pak kohe me pare u zbulua skandali i zhvarrimeve ne Kosine qe me makabritetin e tyre lane pa fjale kedo. PDU i ben nje thirrje te qarte shtetit shqiptare qe te veproje me force e urgjentisht per te dekurajuar perfundimisht recidivistet por mbi te gjitha per te ruajtur dinjitetin njerezor te shqiptareve thuhet ne deklaraten e PDU-se.
PDU garantoi se pushteti vendor dhe banoret e Boboshtices qe denoncuan dhe vertetuan paligjshmerine e ketij akti te turpshem do te kene mbeshtetjen e Partise Drejtesi dhe Unitet qe mbron te drejtat e popullsise came te depertuar nga tokat e tyre ne ameri.
mit/NOA