Volfart Reforma zgjedhore tani te diskutohet vetem per zgjedhjet vendore
Eljona Ballhysa - Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart ka propozuar qe diskutimi per reformen zgjedhore te zhvillohet ne dy etapa. Aktualisht sipas tij eshte e nevojshme qe te diskutohet per zgjedhjet vendore dhe pas perfundimit te zgjedhjeve vendore te nise diskutimi per zgjedhjet parlamentare. Kete deklarate ambasadori i OSBE-se e beri gjate fjales se mbajtur ne nje tryeze te rrumbullaket per sfidat e zgjedhjeve ne Shqiperi te organizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert. Me tej gjate fjales se tij ambasadori i OSBE-se vuri theksin ne domosdoshmerine e vazhdimit te tryezes se partive politike per reformen zgjedhore pasi nuk ka me kohe per realizimin brenda limiteve ligjore te kesaj reforme.
Sugjerimi
Ne biem dakord qe reforma eshte e rendesishme. Ajo cka duhet te vendosim eshte se cfare lloj reforme nevojitet tani. E thene thjesht dhe pa deshiruar ta shtjelloj me tej kete pike tani qe data 8 maj 2011 eshte ngulitur ne mendjet tona do te argumentoja qe diskutimi per reformen zgjedhore mund dhe duhet te ndahet ne dy kapituj te vecante. Gjysma e pare te zhvillohej tani ne lidhje me zgjedhjet e qeverisjes vendore. Gjysma e dyte per reformen e zgjedhjeve parlamentare te zhvillohej menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te qeverisjes vendore - eshte shprehur ambasadori i OSBE-se duke propozuar pikerisht ndarjen ne dy kapituj te reformes zgjedhore. Ai gjithashtu pohoi se ekziston rreziku qe diskutimi per reformen zgjedhore mund te perfundoje duke i perzier te dyja ceshtjet ndersa u beri thirrje partive politike qe te mos bien ne kete gracke. Ai gjithashtu kerkoi qe reforma zgjedhore te jete e konsultuar ne nje rreth sa me te gjere ekspertesh duke marre dhe konsensusin me te gjere te mundshem. Nga secila pikepamje ne funksion te cdo reforme zgjedhore besoj se cdo proces duhet te konsultohet plotesisht ne menyre te gjere. Cdo reforme duhet te kerkoje konsensusin me te gjere politik te mundshem ne menyre qe cdo reforme e miratuar te mund ta kaloje testin e kohes dhe te mos hidhet ne kosh e tera apo nje pjese a konsiderueshme e saj sic ka qene shpesh rasti ne te kaluaren - eshte shprehur Volfart. Gjate fjales se tij ambasadori permendi rekomandimet e bera ne raportin e fundit te OSBE/ODIHR-it duke thene se eshte e rendesishme qe te jene ne vemendjen e politikes 31 rekomandimet e bera. Sipas ambasadorit Volfart rekomandimi me i rendesishem eshte ai qe partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike konform privilegjeve te medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise - citoi Volfart pjese nga raporti i OSBE-se.
Koha
Ne perfundim te fjales se tij ambasadori i OSBE-se beri thirrje qe puna per reformen zgjedhore te nise sa me pare pasi vetem 28 jave na ndajne nga zgjedhjet lokale. Te mos harrojme qe kane mbetur vetem 28 jave nga dita e zgjedhjeve ne maj te vitit te ardhshem dhe ora zgjedhore le te themi ka nisur tiktakun me nje ritem te shpejte dhe alarmues. Zgjedhjet per qeverisjen vendore do te zhvillohen dhe duhet te zhvillohen ne menyre profesionale ku te plotesohen te gjitha angazhimet ndaj OSBE-se dhe jo vetem disa prej tyre. Detyra e ketij vendi ne kendveshtrimin tim eshte qe te ktheje faqen e historise se zgjedhjeve problematike ne Shqiperi ne menyre perfundimtare dhe te pakthyeshme. Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin ne plan te pare interesin kombetar dhe te permbushin kete detyre te rendesishme. E premtja e kaluar ishte nje fillim i mbare. Por eshte vetem nje fillim. Koha po ecen zgjedhjet po afrohen dhe nuk ka kohe per te humbur - eshte shprehur ambasadori i OSBE-se.
Ristani Partite politike nuk e zbatojne Kodin Zgjedhor
Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi gjate fjales se mbajtur ne tryezen e djeshme mbi sfidat e zgjedhjeve ne Shqiperi se parregullsite ne zgjedhje krijohen kryesisht nga partite politike qe nuk zbatojne Kodin Zgjedhor. Nuk eshte problem ligji zgjedhor. Problem eshte vullneti per te zbatuar ligjin - eshte shprehur Ristani i cili tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare pavaresisht problematikes shenuan progres krahasuar me proceset e tjera zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 arriten shumicen e standardeve - tha me tej Ristani.
Ne tryezen e rrumbullaket per sfidat e reformes zgjedhore ishte i pranishem edhe Afrim Krasniqi keshilltar prane Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte i cili prezantoi materialin studimor Zgjedhjet dhe administrimi i procesit zgjedhor ne Shqiperi ku pasqyrohet zhvillimi i praktikave zgjedhore ne Shqiperi gjate 20 viteve te fundit. Ne teresine e tij studimi i Krasniqit mbron tezen se sistemet zgjedhore shqiptare nuk ishin produkte ekspertesh por vullnetesh politike dhe se paqendrueshmeria e tyre nuk lidhet me kunderproduktivitetin por me mungesen e vullneteve politike per te zbatuar sisteme e rregulla zgjedhore te krijuara prej vete politikes. Teza se nuk jane sistemet zgjedhore percaktuese te suksesit te tyre por jane vullnetet politike qe jetesojne ato ne praktike provohet gjeresisht ne rastin shqiptar - tha Krasniqi.
Fyle Qeveria dhe opozita pergjegjese per krizen ne Shqiperi
Qeveria dhe opozita kane pergjegjesi te njejte per dhenien fund te krizes politike ne Shqiperi. Keshtu iu pergjigj komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle interesimit te gazetareve per mendimin qe pritet te jape ne nentor Komisioni Europian per Shqiperine duke marre parasysh edhe zhvillimet me te reja politike ne Tirane. Mund te them se une mirepres cdo hap qe behet dhe qe do te mund ti jepte fund ngercit politik dhe qe do te provonte se Parlamenti ne Shqiperi funksionon serish sic duhet por qe do te garantonte gjithashtu se qeveria e opozita flasin me njera-tjetren ne te mire te qytetareve shqiptare. E kam shpjeguar dhe me pare se palet ndajne pergjegjesi si ata qe jane ne qeveri ashtu dhe ata qe jane ne opozite - eshte shprehur komisioneri Fyle. Duke folur ne nje debat me deputetet e Parlamentit Europian per politiken e jashtme te BE-se Fyle u shpreh se zgjerimi dhe fqinjesia jane nje sfide per Unionin nje sfide jo vetem politiko-ekonomike por edhe intelektuale.
Meta Tryeza per reformen zgjedhore duhet te vazhdoje
Kryetari i LSI-se Ilir Meta eshte shprehur dje se tryeza e partive politike per reformen zgjedhore duhet te vazhdoje te mblidhet ne nivel ekspertesh ne bashkepunim te ngushte me OSBE-ne. Ai vleresoi nismen e kryeministrit Berisha per zhvillimin e tryezes se pare si dhe deklaraten e tij per mosdjegien e kutive te votimit deri ne perfundim te hetimit te zgjedhjeve te kaluara nga ana e PS-se. Mendoj se eshte e domosdoshme qe te vijoje kjo tryeze ne te gjitha nivelet por sidomos ne ate te eksperteve ne bashkepunim te ngushte me OSBE/ODIHR-in. Une dua te pershendes garancite qe dha kryeministri Berisha ne menyre qe qeveria te marre persiper shpenzimet per kutite e reja qe nuk jane te nevojshme per ti hequr merakun kujtdo per asgjesimin e fleteve te votimit madje per ti mbajtur ato deri me 28 qershor gati 2 muaj para zgjedhjeve te vitit 2013 si nje akt tolerance si nje akt pergjegjshmerie politike dhe si nje ftese per tolerance dhe nga pala tjeter e cila e ka te qarte rrugen se si duhet shkuar per te cuar para transparencen ne perputhje me Kushtetuten. Ndaj besoj qe duhet dhe do te vijoje angazhimi i te gjitheve per te cuar para reformen zgjedhore per te permiresuar Kodin dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve te fundit ne vendin tone - eshte shprehur Meta.
28 Tetor 2010