Shqiperia del ne treg kerkohet nje borxh deri 400 milione euro
Qeveria tenton edhe nje here me eurobondin. Nevoja per shlyerjen sa me pare te kredise sindikale te marre nje vit me pare me interesa tejet te pafavorshme ka bere qe Ministria e Financave te kerkoje financime me kosto me te ulet per shlyerjen para kohe te saj.
Bonoja shqiptare u emetua dje nen udheheqjen e bankave konsulente J.P Morgan dhe Deutsche Bank dhe ankandi pritet te perfundoje brenda kesaj jave.
Parlamenti ka lejuar qeverine qe te marre nje borxh deri ne 400 milione euro por duke pare se nje pjese e mire e interesave te kredise sindikale jane paguar tashme me shume se nje vit nga marrja e borxhit financat mund te kerkojne nje shume me te vogel. Nisur nga ky fakt pritet qe shuma e financimit qe do te sigurohet nepermjet shitjes se bonove te mos perdoret e gjitha per shlyerjen e kredise sindikale.
Sipas Ministrise se Financave parate qe do te mbeten do te perdoren per shlyerjen e borxhit afatshkurter te marre ndaj bankave vendase.
Nisma e qeverise per te riprovuar ne tregun e bonove eshte shoqeruar nga nje permbushje e shpejte e detyrimeve ligjore sic ishte ndryshimi i marreveshjes dhe marrja e miratimit nga Kuvendi. Miratimi i tyre ne Komisionet Parlamentare dhe votimi ne seance plenare u be me procedura te pershpejtuara me kerkese te qeverise
Gjate diskutimeve ne Komisionin e Ekonomise deputetet e majte kerkuan daljen sa me pare ne treg per gjetjen e nje borxhi me kosto me te ulet per te shlyer kredine e vitit 2009.
Nje muaj para nisjes se fushates se zgjedhjeve te 28 qershorit qeveria mori nje borxh rreth 200 milione euro me interesa te larta. Periudha ne te cilen u mor kredia si dhe insistimi i qeverise beri qe Shqiperia te perballej me norma interesi rreth 13 per qind te cilat do te perbenin kosto te larte per buxhetin e shtetit.
Tashme me ane te eurobonove ekzekutivi synon te marre nje borxh maksimumi deri ne 8.5 per qind dhe me keto para te shlyeje pjesen e mbetur te kredise se vitit 2009. Sipas marreveshjes kjo kredi do te maturohet ne tre vjet ku ne dy te paret do te paguheshin vetem interesat ndersa ne vitin e fundit i gjithe principali.
Tashme kane kaluar me shume se nje vit nga marrja e ketij borxhi dhe jane paguar nje pjese e mire e interesave. Nisur nga ky fakt ekspertet vleresojne se dalja tani ne treg dhe sigurimi i borxhit te parashikuar nuk do te kishte te njejtin efekt si gjashte muaj me pare.
Kjo eshte tentativa e dyte per te hyre ne treg. Qeveria kerkoi per here te pare te emetonte eurobonon ne pranvere te ketij viti por zhvillimet e tregut dhe mungesa e interesit bene qe tentativa te deshtonte. Emirjon Senja