Gafa e qeverise shqiptare Serbia shtet fqinj
Qeveria shqiptare e cileson Serbine shtet fqinj dhe pse nuk ka asnje pike ku takohet territori serb me ate shqiptar vec ne qofte se do te shihej ne gjeografine e dikurshme te Ish.Jugosllavise apo ne gjeografine para vitit 2004 kur Mali i Zi fqinj me ne u shkeput nga federata me Serbine. Por ne Projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise Per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar qe u miratua dje ne Komisionin e Ligjeve dhe ate per Politiken e Jashtme Serbia cilesohet fqinj. Kete gafe te hartuesve te ligjit pra Keshillit te Ministrave e pikasi deputeti socialist Pandeli Majko dhe e votoi kunder ndersa socialistet e tjere abstenuan. Sipas socialisteve cilesimi i Serbise si vend fqinj cenon direkt sovranitetin e Kosoves. Por mazhoranca ne komision tha se socialistet po tregojne nacionalizem politik te pavend duke thene me tej se ky dokument ka si qellim vetem luften kunder korrupsionit. Shqetesimi i dyte i opozites kishte te bente me nenin 3 te marreveshjes ku thuhet se palet kontraktuese informojne njera-tjetren duke shkembyer te dhenat. Ne kete pike deputeti socialist Arben Isaraj hodhi dyshimin e ndonje rrjedhjeje informacioni ndaj duhet te kete konsulta paraprake dhe me SHISH-in. Ne realicionin shoqerues shkruhej saktesisht Pozita gjeografike si pjese e te ashtuquajtures Rruga Ballkanike favorizon veprimtarine e paligjshme qe kercenojne rendin dhe sigurine publike per vendet dhe rajonin. Nisur nga kjo dhe mbeshtetur ne kerkesat e angazhimet per bashkepunim me vendet fqinje per te krijuar nje klime te shendetshme mirebesimi e bashkerendimi palet ne kete marreveshje te bindura per rendesine e bashkepunimit ne luften kunder krimit nderkufitar te shqetesuara per shkak te rrezikut nga perhapja e trafikimit te paligjshem te lendeve narkotike dhe subsantancave psikonarkotike e forma te tjera te krimit nderkombetar bien dakord per dispozitat e kesaj marreveshje dhe per finalizimin e saj.