E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore vetembytet nje 42 vjecare

Nje 42 vjecare nga qyteti i Vlores i ka dhene fund jetes gjate paradites se sotme duke u vetembytur ne ujrat e liqenit artificial te Viroit ne Gjirokaster. Viktima Nexhmie Kapaj gjate oreve te para te mengjesit te sotem se bashku me bashkeshortin e saj kishin udhetuar drejt spitalie rajonal Omer Nishani pasi viktima pritej te kalonte ne kemp. Ne momentin e pare qe 42 vjecarja ka ngelur vetem eshte nisur drejt liqenit te Viroit ku dhe i ka dhene fund jetes se saj. Sipas deklaratave te para dhene vete nga bashkeshorti i viktimes behet e ditur se 42 vjecarja prej kohesh vuante nga depresioni. Menjehere pasi ka pare mungesen e se shoqes bashkeshorti i viktimes eshte nisur drejt pikes turistike te Viroit pasi shtetesja Kapaj prej kohesh kishte thene se pikerisht liqeni i Viroit do te jete edhe vendi ku ajo do ti jepte fund jetes. Ky eshte rasti i dyte brenda nje viti qe ne liqenin e Viroit vetembyten njerez te cilet vuajne nga depresioni nderkohe qe viktima e pare ka qene serish nje grua rreth te 60 e cila vuante po nga kjo semundje. Nderkohe grupi hetimor eshte duke punuar per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje te rende.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›