E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Bosnja angazhohen për turizmin

Haxhinasto i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, të cilat janë të angazhuara në proceset integruese. Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina- u shpreh ai- ndajnë kështu vlera dhe objektiva të përbashkëta.

Haxhinasto përfitoi nga rasti të ftojë kompanitë boshnjake të investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri dhe qytetarët e Bosnje Hercegovinës të vizitojnë vendin tonë në prag të sezonit të ri turistik.

Nga ana e saj, znj. Duric vlerësoi arritjet e Shqipërisë në proceset integruese dhe ftoi institucionet shqiptare dhe qytetarët shqiptarë të jenë më të pranishëm në Bosnjë-Hercegovinë me aktivitete të ngjashme për të njohur dhe për të punuar më pranë njeri-tjetrit. Në takim ishin të pranishëm edhe një numër i madh përfaqësuesish të operatorëve turistikë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 17:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›