E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Bosnja do të shqyrtohen veças

21/04/2010 Liberalizimi i vizave

Bashkimi Evropian duket se do të shqyrtojë në mënyrë të veçantë çështjen për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, duke e shkëputur atë nga shteti tjetër ballkanik, Bosnjë-Hercegovina. Sinjalin e ka dhënë nënkryetari i Këshillit për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin. Në një deklaratë për mediat, ai nuk është shprehur optimist në lidhje me vendimin për heqjen e vizave për qytetarët boshnjakë. Në këtë deklaratë, zyrtari i lartë evropian nuk ka përmendur në asnjë moment Shqipërinë. Në një prononcim për gazetën “Nezavisne Novine”, Kacin tha se Bashkimi Evropian nuk ka gjasa të kërkojë heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë-Hercegovinën përpara 19 dhjetorit 2010, kohë që përkon me njëvjetorin e heqjes së tyre për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ai nuk ka shprehur asnjë fjalë, duke lënë të kuptohet se vendimi për liberalizmin e vizave për dy vendet e fundit të rajonit nuk do të jenë në formë pakete. Kjo gjë fuqizon akoma më shumë bindjen se vendimi i institucioneve kryesore evropiane për Shqipërinë do të merret shumë më shpejt se ai për Bosnjë-Hercegovinën. Kjo është edhe një kërkesë e Qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›