Kopshti “cicërimat”, në prokurori 4 punonjës të arsimit
21/04/2010 Akuzohen për një sërë veprash penale
GJIROKASTËR- Policia Gjyqësore dorëzoi dje në Prokurorinë e Gjirokastrës dosjen penale ndaj katër punonjës të arsimit, pasi dyshohet të kenë falsifikuar kartelat shëndetësore të 25 fëmijëve të moshës nga 3-6 vjeç, pa dijeninë e prindërve. Prokuroria e Gjirokastrës bëri të ditur, se hetimi është përqendruar në kopshtin publik “Cicërimat”. Personat nënën hetimin janë Vasil Muka, ish-drejtori i Drejtorisë Arsimore rajonale Gjirokastër, Tefta Zhulla, drejtoreshë e kopshtit “Cicërima”, Anila Caca, inspektore e Drejtorisë Arsimore rajonale Gjirokastër dhe D.Ç., koordinatore e projektit “Save the Children”. Të njëjtat burime saktësuan se Policia Gjyqësore e Gjirokastrës ka vlerësuar katër akuza: “rrëmbim fëmijëve pa dijeninë e prindërve”, “abuzim me detyrën shtetërore”, “abuzime me fondet jo publike” dhe “falsifikim të dokumenteve shëndetësore”. “Hetimet do të përqendrohet kryesisht në verifikimin e akuzave të ngritura nga Policia Gjyqësore e Gjirokastrës, dhe në rast se konstatohet shkelje të rënda administrative, katër të dyshuarit do të merren si të pandehur”, thanë burime zyrtare. Nga hetimet paraprake rezultojnë se katër punonjës të Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës dyshohen se në fshehtësi të plotë dhe pa dijeninë e prindërve, kanë falsifikuar për përftime personale prej tre vitesh kartelat shëndetësore të 25 fëmijëve nga mosha 3-6 vjeç. Policia nisi hetimin e ngjarjes pas denoncimit të një prindi javën e kaluar, i cili kishte mësuar rastësisht se i biri ishte klasifikuar në listat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ndërsa, sipas tij, djali 6-vjeçar gëzon shëndet të plotë.