Shqiperia dhe Gjeorgjia me lirine fiskale me te madhe ne Evrope
Shqiperia dhe Gjeorgjia konsiderohen dy vendet me liri fiskale me te madhe ne te gjithe Evropen. Vleresimi eshte bere ne kuadrin e indeksit te Lirise Ekonomike Globale nga dy prej qendrave me te rendesishme te vleresimit te ketyre lirive “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal” per 150 vende te botes. Nje nga 10 komponentet qe eshte vleresuar Liria Ekonomike, aspekti fiskal eshte vleresuar me 90,3%. Ketu kane ndikuar ulja e ndjeshme e taksave, kalimi ne taksen e sheshte prej 10%, ne menyre te plote nga 1 janari i ketij viti, thellimi i konkurrences ne treg si dhe nje sere masash te tjera qe kane te bejne me administrimin fiskal. Per me teper, rritja e te ardhurave ne buxhet krahas uljes se ndjeshme te taksave perben nje tregues vleresues ne gjithe kete proces. Shqiperia renditet mes 150 vendeve e 56-a dhe midis 41 vendeve te Evropes eshte e 27-a. Ne kete renditje, Shqiperia le pas Bullgarine, Italine, Rumanine, Maqedonine dhe Turqine, Sllovenine, Greqine, Polonine dhe Rusine. Te tjera aspekte midis 10 treguesve analitike qe vleresojne lirine ekonomike jane liria monetare, e cila vleresohet me 80,4%, duke u vleresuar vecanerisht fakti qe cmimet jane te pakontrolluara, qe inflacioni vijon te mbetet ne parametrat 3%, qe sistemi financiar eshte teresisht ne duart e sektorit privat dhe i mbikeqyrur nga autoritete te pavarura.