Bode: Konkurrenca dhe tatimet te ndeshkojne abuzuesit
Autoriteti i Konkurrences dhe tatimet duhet te jene me te vemendshme per te kontrolluar dhe parandaluar monopolet dhe per te tatuar fitimet e pamerituara tha dje, ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate nje konference per shtyp. “Administrata tatimore do te jete shume e vemendshme per te mundesuar vjeljen e detyrimeve fiskale ne perputhje me aktivitetet ekonomike dhe fitimet qe realizojne aktivitete te ndryshme ekonomike”, tha ai. Kryeministri Sali Berisha disa dite me pare ka pranuar gjate nje debati ne Parlament se, tregtia e miellit eshte kartel. Me kete deklarate, ai ka pranuar ekzistencen e monopoleve ne tregje.