Te vegjlit zbusin tonet, te dyzuar per sistemin
Partite parlamentare ende te pavendosura per sistemin zgjedhor, me te cilin do te shkohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu, si partite e vogla te majta ashtu dhe ato te djathta jane te dyzuar mes sistemit gjerman dhe atij spanjoll. Madje, Partia Republikane do te vazhdoje te mbetet pro listave te hapura, per sa i takon reformes zgjedhore, pasi sipas kryetarit te Grupit kuvendor te kesaj partie, Arjan Madhi, ky eshte i vetmi arsyetim qe nuk cenon asnje parim dhe asnje standard nderkombetar. Nderkohe qe partite e majta ende nuk kane nje qendrim perfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor. “Nese do te zbatohet nje sistem zgjedhor si ne formen e sistemit proporcional te personalizuar, ashtu edhe si sistem proporcional rajonal, por qe ka ne konsiderate edhe nje liste kombetare proporcionale, atehere kjo do te bente qe te perputheshin te gjitha interesat e partive te vogla dhe askush nuk do te ndihej i diskriminuar”, u shpreh kreu i PSD-se, Paskal Milo. Nga ana tjeter, Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ndalur po ne te njejten ceshtje, deklaroi se “opsioni me i diskutuar per sa i perket sistemit zgjedhor mbetet sistemi proporcional rajonal i korrektuar, i cili zhduk protagonizmin dhe lejon garen e partive dhe garen e individeve brenda partive”. Per kreun e Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, edhe pse sistemi gjerman lidhet me modelin qe kemi ne Kushtetute, e rendesishme eshte qe ne cdo model te shihen specifikat e nje vendi pa e deformuar vete modelin. Ndersa, kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, shkoi me tej kur kerkoi mbledhjen urgjente te komisionit te posacem per reformen zgjedhore, pasi sipas tij eshte e vetmja menyre institucionale, ku partite politike mund te diskutojne te gjitha propozimet e tyre.
O.Xhilaga