E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Greqia firmosin vendprehjen e ushtarëve grekë

Një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë i jep zgjidhje çështjes së shumëpërfolur të ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke më 1940-41. Para dy ditëve, në Tiranë u fimos marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Greqisë lidhur me vendprehjen e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë dje nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme, fryma e bashkëpunimit të sinqertë e konstruktiv, si dhe e mirëkuptimit të dyanshëm bëri të mundur që të marrë zgjidhjen e duhur edhe një çështje e tillë e ndjeshme për të dy vendet tona, siç është ajo e vendprehjes së ushtarakëve grekë. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se firmosja e kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë në thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike. Përpara dy ditësh u zhvillua mbledhja e fundit e komisionit të përbashkët të ekspertëve, që duket se i dha dorën e fundit marrëveshjes. Sipas informacioneve të para, mësohet se mbetet i pandryshueshëm numri i varrezave. Pra, memorialet nderuese do të ndërtohen në varrezat ekzistuese të Këlcyrës dhe Gjirokastrës. Palët do të ngarkojnë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të nxirren nga gërmimet. Komisionet, me një numër të barabartë anëtarësh nga të dyja palët, do të kenë në përbërjen e tyre ekspertë të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave, por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren, do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Varrezat do të administrohen nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.

Këta ushtarë kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria, atëherë e pushtuar nga Italia, u shndërrua në fillim të viteve ‘40 një fushë beteje mes ushtrive fashiste të Musolinit dhe atyre greke, që mbroheshin nga një agresion italian i nisur duke shfrytëzuar territorin e Shqipërisë. Thyerja e italianëve u shoqërua edhe me një tërheqje të tyre, ndërsa ushtria greke i ndoqi ata edhe përmes territorit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›