E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Italia, në fotot e Roland Tashos

Fotografia e Roland Tashos, është ekspozuar dje në Muzeun Kombëtar, ku do të jetë për disa ditë me radhë në kryeqytet me hyrje të lirë për publikun. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 9 maj, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, dhe do të përbëjë një

stad të veçantë fotografik të Roland Tashos. Ekspozita ilustron punën e bashkëpunimit italian për Zhvillim të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit. Me aparatin e tij, Tasho, ka shkuar kudo ku ka mundur për të ilustruar punën e institucionit të njohur dhe veç kësaj përmes cilësisë së artit të tij pretendon të japë për publikun të gjithë përpjekjen e këtij institucioni për Shqipërinë. Në fakt, fotot e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të fotografit Roland Tasho dhe dokumentojnë evoluimin e projekteve italiane në Shqipëri nga viti 2006. Fotografia e Tashos është një tregim përmes imazheve duke siguruar dy nivele të leximit të dallueshme: atë historik dhe kronologjik. Roland Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas njëzet vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist free-lance. Që prej vitit 1992, Tasho ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi e Hungari.

Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 20:28

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›