E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet çmimi i arit të zi, benzina 140 lekë për litër

Parashikimet janë për një çmim në bursën ndërkombëtare të karburanteve jo më pak se 100 USD/fuçi, gjë që do të ndikojë domosdoshmërish edhe në luhatjet e çmimeve të këtij produkti brenda vendit. Çmimi i benzinës ka shënuar dje vlerën 140 lekë për litër. Sipas shoqatës së Hidrokarbureve rritje çmimi priten të sjellin edhe ndryshimet e fundit të parashikuara nga qeveria shqiptare

në ndryshimin e ligjit Për Taksat Kombëtare që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Nga ky ndryshim pritet një rritje prej 1 lekë/litër (benzine apo diesel), që llogaritet si taksa e karbonit. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve mendon se është e rëndësishme, që, në kushtet e rritjes objektive dhe të pashmangshme të çmimeve, autoritetet shtetërore, institucionet e kontrollit të cilësisë, të rrisin nivelin e kontrollit dhe të mbikqyrjes në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar, subjekte abuzive të këtij tregu, të abuzojnë dukshëm kur ka rritje çmimesh, në dëm të cilësisë së produkteve, duke dëmtuar jo vetëm barazinë në treg, por sidomos konsumatorin shqiptar. Sipas shoqatës është e rëndësishme, që, në kushtet e rritjes objektive dhe të pashmangshme të çmimeve, autoritetet shtetërore, institucionet e kontrollit të cilësisë, të rrisin nivelin e kontrollit dhe të mbikqyrjes në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar, subjekte abuzive të këtij tregu, të abuzojnë dukshëm kur ka rritje çmimesh, në dëm të cilësisë së produkteve, duke dëmtuar jo vetëm barazinë në treg, por sidomos konsumatorin shqiptar.

Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 20:08

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›