E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritja ekonomike, 3. 3 për qind në tetor-dhjetor 2009

Instituti i Statistikave i ka zyrtarizuar dje se gjatë vitit 2009 lidhur me rritjen dyshifrore ekonomike që do të kishte Shqipëria.  Sipas këtij institucioni, ekonomia jo vetëm që nuk u rrit me dy shifra, por nuk u arrit as objektivi i buxhetit të rishikuar, prej 4.8%. Të dhënat paraprake të INSTAT-it tregojnë se ekonomia në vitin që lamë pas u rrit vetëm me 3.3%.  Burime zyrtare

nga Instituti i Statistikave bënë të ditur se shifrat e llogarisë kombëtare për tre-mujorin e fundit të 2009, INSTAT konstatoi se ekonomia u ul me 0.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa u ul me 2.4% krahasuar me 3-mujorin e tretë të 2009-s. Ndonëse 6-mujori i parë dha shenja pozitive të rritjes së sektorëve ekonomik, në pjesën e dytë të vitit, ajo që u vu re ishte një ngadalësim i ritmeve, për shkak të efekteve negative të krizës ekonomike. Sipas Ledion Shahinit, përgjegjës për llogaritë kombëtare pranë INSTAT, sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit kanë pësuar rënien më të madhe. Ndërsa tregtia, post-telekomunikacioni, bujqësia apo transporti kanë shënuar rritje. Ndërsa përsa i përket konsumatorëve, rritja ekonomike prej 3.3% duket se nuk është përkthyer në një përmirësim të jetesës së tyre, për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazë. Rritja e pagave dhe pensioneve duket të jetë zhvlerësuar me inflacionin vjetor, norma e të cilit ka arritur në kufijtë e 3%. Ulja e papunësisë dhe norma e ulët e inflacionit në vend, në kufijtë e parashikuar, duket se kanë shtyrë opozitën të kundërshtoje përfundimet e INSTAT. Tashmë edhe zyrtarisht inflacioni i kalon kufijtë e paracaktuar nga institucionet shtetërore. INSTAT raportoi se rritja e çmimeve gjatë muajit shkurt u regjistrua në 4.4 për qind dhe se pothuaj të gjithë grupet e shportës së matjes së inflacionit kanë pësuar shtrenjtime. Ndryshim vjetor i indeksit të çmimit të konsumit është 4.4 për qind, nga 1.9 për qind që ishte një vit më parë. Ashtu siç edhe ishte lajmëruar që në fillim të vitit rritje të ndjeshme në inflacion ka shkaktuar edhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë elektrike shënoi një rritje prej 13.1 për qind, rritje kjo e cila u reflektua që në indeksin e muajit janar të vitit 2010.  Në raportin e publikuar pak ditë më parë INSTAT bën të ditur se indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shënoi një rritje prej 2.4 për qind,  me një ndikim prej 0.9  për qind në totalin e ndryshimit mujor.

Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 20:07

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›