E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha dhe Meta të japin dorëheqjen

“Shqipëria e tëra e pa mbrëmë se në videon e transmetuar nuk ka montazh. Qytetarët po e shikojnë se çfarë po i mban i bashkuar Berishën dhe Metën”, theksoi Rama.

“Sot alibia e komplotit dhe montazhit ka rënë ashtu sikurse ka rënë para syve të shqiptarëve kjo qeveri. Saliu dhe zëvendësi i tij duhet të dorëhiqen ose popullit i lind pavarësisht nga ne e drejta ta largojë qeverinë me mjetet që Kushtetuta ja lejon e njeh vetëm popullit. Pasi e kanë grabitur e vjedhur, pasi e kanë gënjyer e tallur, Saliu dhe zëvendësi i pandashëm kërkojnë ti bëjnë këtij vendi poshtërsinë e poshtërsive”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë dhe të shpallen zgjedhje të reja. “I kërkojmë sot nga kjo foltore edhe Saliut edhe zëvendësit të tij që të japin dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të reja”, vijoi ai.

Kreu socialist, shtoi më tej se dyshja Berisha-Meta duan të vjedhin popullin çdo ditë e më shumë, teksa shtoi se Evropa ia mbylli dyert. “Duan ta vjedhin popullin për ta kthyer në qorr dhe shurdh duke e vënë përpara si tufë delesh. Duan ta bëjnë këtë vend një shëmbëlltyrë mizerabël në mes të një Evrope që i ka mbyllur derën Shqipërisë vetëm për shkakun e kusarive të tyre. U them sot Saliut dhe zëvendësit të tij se çdo ditë që vonojnë dorëheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve të reja rëndojnë pa pushim pozitën e tyre para këtij populli. I hyjnë pa pushim më në hak këtij populli dhe e shtyjnë më shumë ballafaqimin në rrugë. Kërkojmë sot dorëheqjen e tyre jo për tu ulur në karriget e tyre por për të sjellë lirinë e konkurrencës përmes zgjedhjeve të reja”, vijoi Rama.

(vijon...)

                                                                                             2011-01-14 11:22
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›