E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kroacia me veto kundër mirënjohjes për Jeremiqin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe, për kryetar të ri të këtij institucioni të OKB-së, në vend të serbit, Vuk Jeremiq. Gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri nuk i është dhënë mirënjohje paraardhësit të tij, Jeremiq, sepse Shqipëria dhe Kroacia kanë ushtruar veto ndaj përmbajtjes së letrës lavdëruese.

Zgjedhja e Ashe për kryetar të Asamblesë është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon, dhe nga pesë grupet rajonale të Asamblesë së Përgjithshme, përveç nga ai i Europës, Juglindore, sepse letra përshëndetëse e tij është bllokuar nga Shqipëria dhe Kroacia, për shkak të lëvdatave për kryetarin e deritanishëm Vuk Jeremiq.

Për dallim nga viti e kaluar, kur zgjedhja e kryetarit të Asamblesë është bërë me votim të fshehtë, meqë grupi i Europës Juglindore nuk arriti një konsensus për kandidatin e vet, sivjet njeriu i parë i Asamblesë së 68’të u zgjodh me konsensus, si kandidati i vetëm i grupit,  transmeton mediat serbe.

Sipas letrës përshëndetëse, që u formulua nga Mali i Zi, si vend që këtë muaj kryeson me grupin e Europës Juglindore,ishte paraparë që, në përputhje me praktikën diplomatike, të përshëndetej kryetari i ri, dhe t’i jepej një mirënjohje të vjetrit, por kjo gjë nuk ndodhi, sepse Shqipëria dhe Kroacia ushtruan veto në përmbajtjen e letrës.

Në letrën e përgatitur nga ambasadori malazez, në OKB, Milorad Shçepanoviq, mes tjerash, thuhet se, Grupi i Europës juglindore uron Jeremiqin për udhëheqjen “dinamike dhe aktive” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe për “promovimin e vlerave të OKB-së” për të mirën e gjithë njerëzimit.

"Deklaratat e përfaqësuesve të grupeve, të lëshuara në emër të OKB-së, flasin mjaft, dhe nëse nga 193 shtete të planetit vetëm dy nuk janë të kënaqura me përfaqësimin tonë, atëherë mua më duket se kemi punuar mirë – veçanërisht, duke pasur parasysh se cilat janë këto dy shtete”, deklaroi Jeremiq për mediat serbe, lidhur me reagimin e Shqipërisë dhe Kroacisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›