Gashi: LDK me çdo kusht do ta fitojë Gjilanin

Arben Gashi nga kryesia qendrore e LDK-së në një takim që ka pasur me lagjen “Zabeli” dhe “Arbëria” të gGjilanit, që njihet si bastion i LDK-së tha se tërë forca e LDK-së është e përqendruar në Gjilan, sepse ky qytet është shumë strategjik për ne dhe ne me të gjitha forcat do ta fitojmë Gjilanin. Lutfi Haziri për herë të parë ka deklaruar se do të jetë kandidatë zyrtarë për kryetar komune.Lagja “Zabeli” dhe “Arbëria” e kanë pritur me duartrokitje të gjata deklarimin e Lutfi Hazirit se do të jetë kandidatë zyrtarë për kryetar komune dhe ka kërkuar mbështetje serioze nga të gjithë anëtarësia e LDK-së për ta çliruar Gjilanin nga qeverisja e keqe raporton rajonipress.
Duke folur për Gjilanin, Arben Gashi tha se ky qytet është qendër kryesore e LDK-së sepse pastaj nga ky qytet reflektohet pozitivisht edhe në komunat e tjera të Anamoravës.”Ne do ta fitojmë Gjilanin dhe do të jemi të koncentruar e të fokusuar me të gjitha forcat tona për ta fituar Gjilanin dhe për ta bërë Lutfi Hazirin kryetar të saj”, tha Gashi.
Gashi tha e LDK-ja ka program dhe ka vizion për ta zhvilluar Kosovën dhe në këtë vizion hynë edhe Gjilani dhe do ta keni mbështetjen e Isa Mustafës dhe tërë LDK-së për të ardhur në pushtet dhe për të qeverisur.”Lutfi Haziri është zgjidhja më e mirë për Gjilanin sepse në kohën sa ishte në qeverisje ai, Gjilani ka përfituar shumë si në investime ashtu edhe në stabilitet e mirëqenie të qytetarëve” tha Gashi.
Edhe, Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan, tha se lagja “Zabeli” është fuqi e madhe e LDK-së dhe bastion i saj për shumë vite. Haziri tha se fatkeqësisht këto dy lagje janë dëmtuar dhe dënuar nga pushteti aktual i cili nuk ka investuar fare për këto gjashtë vite.”Pushteti komunal duhet ta dijë se buxheti nuk është i partive , por i qytetarëve dhe dënimi që i është bërë këtyre dy lagjeve është i padrejtë shtoj Haziri.
Haziri tha se demokracia në Gjilan dhe Kosovë është e rrezikuar seriozisht dhe duhet të bëjmë çmos që ta largojmë këtë pushtet i cili ka ardhë në front duke vjedhur vota dhe duke premtuar autostrada, e hekurudha. ”Gjilani është zhytur në borxhe pikërisht nga këto premtime dhe nga keqëmenaxhimi. Kemi një pushtet autokrat dhe kjo nuk është demokraci sepse po dëmtohen bizneset e Gjilanit. Na duhet ndihma e juaj që të fitojmë sepse fitorja është e pashmangshme. I kemi humbur zgjedhjet në vitin 2007 sepse ishim pajtuar që t`i humbim , por tani po vjen ndryshimi i madh që duhet ta përkrahim të gjithë” tha Haziri, i cili për herë të parë publikisht deklarojë se ai do të jetë kandidatë zyrtarë nga LDK-ja për kryetar të Gjilanit./Indeksonline/