E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe pjesëmarrja në EuroSong 2012

Share

Nga Altin Ketro

Jehona e paraqitjes së Shqipërisë në edicionin e 56 të Festivalit Evropian të Këngës 2012, i cili u mbajt më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit ende nuk është shuar. Renditja përfundimtare me të drejtë u konsiderua një triumf i vërtetë për këngën shqiptare. Pas pjesëmarrjes së suksesshme me këngëtaren Anjeza Shahini, vitet e mëpasshme u pasuan nga paraqitje që edhe pse hynë në natën finale, nuk zunë ndonjë pozicion në renditje për të cilin të ndjeheshim kaq krenarë si në këto dy raste, duke na vënë në dyshim se sdo mund ta përsërisnim dot më suksesin e Anjezës.

Pas paraqitjes që këngëtarja Rona Nishliu bëri në edicionin e 50-të të këngës në RTSH, shpallja e saj si përfaqësuese zyrtare e Shqipërisë në EuroSong u pa me shumë dyshim edhe nga vetë kritika muzikore. Ishin të shumta komentet që pasuan këngën saj të cilat nuk rreshtën as kur ajo performoi në skenën gjigande të EuroSong-ut. Ishte një nga këngët më të debatuara, pozitivisht dhe negativisht, jo vetëm brenda për brenda hapësirës shqiptare, por edhe në shumë forumet online të huaja nga specialistë të muzikës dhe nga publiku përsa i përket zërit, këngës, veshjes, modelit të flokëve, aksesorëve që mbante etj., të cilat janë bërë tashmë të njohura nga mediat. Ky debat ishte shumë i vlefshëm sepse ndonëse kalonte edhe në ekstremizma, në fund të fundit e vuri këngën shqiptare në qendër të vëmendjes. Është më mirë kështu se sa një këngë e cila injorohet në mënyrën më të turpshme, me heshtje mediatike e publike, a thua se nuk ekziston!

Ajo që tërhoqi vëmendjen kësaj here, përveç renditjes në Top 5, ishte edhe gjeografia e pikëve që morëm nga shtete që, ose na kanë vlerësuar fare minimalisht ose sna kanë votuar asnjëherë gjatë këtyre viteve të pjesëmarrjes sonë në këtë festival. Ky ishte edhe momenti që bëri diferencën nga herët e kaluara ku votat i kemi marr kryesisht rreth e qark rajonit tonë. Dhe merita më absolute në këtë rast i shkon padiskutim Rona Nishliut.

Përpara se të hynte në natën finale, Ronës iu desh të ballafaqohej në gjysëm-finalen e parë që u mbajt të martën e 22 majit (Shqipëria ishte në ditë zie pas tragjedisë së Himarës dhe Festivali su transmetua drejtpërdrejt nga RTSH-ja). Është një rastësi e bukur, por në gjysëm-finale Rona Nishliu grumbulloi 146 pikë (aq sa në finale) dhe ishte e dyta në renditje, pavarësisht se këto pikë dhe kjo renditje u bënë të ditura vetëm pas përfundimit të natës finale që të mos ndikonin tek juritë dhe publiku.

Një nga gjërat më interesante dhe emocionuese në EuroSong është momenti kur shtetet pjesëmarrëse japin vlerësimin e tyre me pikë. Vlerësimet janë të ndara, 50 përqind publiku dhe 50 përqind juria profesioniste. Janë momente tensioni për të gjithë ku del në pah edhe mbështetja që secili shtet jep, veçanërisht për fqinjët. Ndonëse nuk duhet të jetë apriori kështu, pasi në vetvehte duhet vlerësuar këngëtari dhe kënga në të gjithë përbërësit e saj, smund ta fshehim që Festivali Evropian i Këngës asnjëherë si ka shpëtuar subjektivizmit në vlerësime për të cilat edhe është kritikuar shpesh.

Gjithsesi, duke mos paragjykuar shijet e publikut dhe të jurive, kam përgatitur një tabelë ku kam përmbledhur të gjitha pikët që i janë dhënë përfaqësueses së Shqipërisë në këtë edicion. Gjithashtu, më poshtë do të gjeni edhe pikët që Shqipëria dha për shtetet e tjera si dhe renditjen përfundimtare të këngëve pjesëmarrëse.

Por më përpara më duhet të theksoj disa të veçanta:

1-   Shqipërisë i takoi kësaj here të ishte e para që hapte serinë e vlerësimeve për shtetet e tjera.

2-   Shqipëria i dha 4 pikë Azerbajxhanit, ndërkohë që Azerbajxhani i dha zero pikë Shqipërisë. Në përfundim diferenca midis tyre ishte vetëm 4 pikë.

3-   Kur kishin mbetur edhe pesë shtete për të votuar, gara ishte kthyer gati në monotone. Vendi i parë Suedia, i dyti Rusia dhe i treti Serbia ishin pozicionuar fortë dhe asnjëra nuk e rrezikonte tjetrën. E vetmja garë ishte ajo midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit që pozicionohesh përkatësisht në vend të 4-t dhe të 5-të. Kur kishin mbetur edhe dy shtete për të votuar, Shqipëria ishte në vendin e katërt me 146 pikë, 5 pikë më shumë se Azerbajxhani. Dy shtetet e fundit Izraeli dhe Irlanda i japin respektivisht 8 dhe 1 pikë Azerbajxhanit dhe zero pikë Shqipërisë, duke bërë që Azerbajxhani të na parakalojë me 4 pikë duke na zbritur në vend të pestë. Vend i cili gjithsesi na fut vitin tjetër automatikisht në natën finale të EuroSong-ut.

4-   Shqipëria mori pikë nga të gjitha shtetet e Ballkanit ku padyshim veçohet Maqedonia, e cila si gjithnjë nuk harroi të na japë vlerësimin maksimal.

5-   Nga 41 shtete me të drejtë vote, 17 shtete ose 41.5% e tyre sna dhanë asnjë pikë, ndërkohë që na votuan 24 shtete ose 58.5 % e tyre.

6-   Shqipëria qëndroi 26 herë e renditur në vendin e pestë, 6 herë në vendin e katërt, 4 herë në vendin e gjashtë, 3 herë në vendin e shtatë dhe 2 herë në vendin e tetë.

Votat e Shqipërisë për shtetet e tjera (juria + publiku)

Nr

Shteti

Pikët

1

Greqia

12

2

Turqia

10

3

Maqedonia

8

4

Italia

7

5

Qipro

6

6

Suedia

5

7

Azerbajxhani

4

8

Rusia

3

9

Gjermania

2

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›