Shqiperia do shnderrohet ne superfuqi energjetike rajonale
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar sot hidrocentralin e Sasajt në Lukovë të rrethit të Sarandës, i cili do të kontribuojë në furnizimin me energji të zonës turistike të vendit dhe bregut jonian.
Ky projekt u realizua me një investim prej 8.5 milionë Euro nga shoqëria koncesionare “Energo-SAS” shpk, si dhe me mbështetjen financiare të Raiffeisen Bank.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha garantoi se gara e koncensioneve ka qenë dhe mbetet një nga faqet më të ndritura në historinë e tregut shqiptar në shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi energjetike në rajon.
“Gara e koncensioneve ka qenë dhe mbetet Leva e Arkimedit, për të ecur me shpejtësinë më të madhe në synimin tonë të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi energjetike rajonale”- theksoi kryeministri.
Më tej ai ka shtuar se “sot ne inaugurojmë këtu së bashku një vepër energjetike, me një kapacitet prej 8.6 MË dhe një investim prej rreth 9 milionë dollarë. Vepra është një investim tërësisht privat, një punë e shkëlqyer e gjithanshme, një presistim i madh i kompanisë që e ndërtoi, një dialog konstant dhe mirëkuptues me komunitetin lokal”
Kryeministri teksa falenderoi ndërtuesit dhe aksionerët për ndërtimin e kësaj vepre theksoi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, por sipas tij pasuria e të gjitha pasurive në këtë vend, pas njerëzve, qytetarëve të saj, janë ujërat e Shqipërisë.
“Cilido që e shëtit këtë vend, që e njeh këtë vend, konstaton se ka pasuri realisht përrallore dhe është shumë e vështirë të gjesh një vend tjetër me pasuritë e Shqipërisë. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, ka male që fshehin në vetvete rezerva botërore kromi, nikel, hekuri e së fundi, platini e floriri. Ajo ka fushat e naftës ndër më të mëdhatë në Evropë. Por unë sërish mbetem i bindjes dhe mendimit se, pasuria e të gjitha pasurive në këtë vend, pas njerëzve, qytetarëve të saj, janë ujërat e Shqipërisë, të cilat vërshojnë në të katër anët e saj, nën tokë e mbi tokë, ujëra të cilat u japin mundësi shqiptarëve, me një shfrytëzim racional, të shndërrohen në një superfuqi energjetike të energjisë së rinovueshme ne rajon, ujëra të cilat u japin mundësi shqiptarëve të ndërtojnë sistemet vaditëse më moderne dhe më të mira, ujëra të cilat u japin mundësi shqiptarëve të eksportojnë sasi kolosale drejt zonave ku ujërat mungojnë, apo plotësohen duke shkripëzuar detin:- u shpreh Berisha.
Ai informoi se në një hark të shkurtër kohor, qeveria ka firmosur me sektorin privat 104 kontrata, se qeveria ka firmosur me sektorin privat në këto 104 kontrata, ndërtimin e 327 hidrocentraleve dhe dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, u miratua ndërtimi i kaskadës së Okshtunit.
“Kompania që ka fituar tenderin do të ndërtojë këtu 13 hidrocentrale. Nuk ishin të mëdha, por së bashku përbënin më shumë se 2 Bistricat të marra bashkë. Miratuam një tjetër hidrocentral që ndërtohej në lartësinë mbi 1500 në komunën e Martaneshit”- vijoi më tej ai, ndërsa shtoi se deri më sot, janë ndërtuar ose rindërtuar 46 hidrocentrale, me një kapacitet prej rreth 83 MË. Janë në ndërtim e sipër, në fillim të punimeve, apo punime të avancuara, 100 të tjera. Në total, këto përbëjnë një investim prej 2.5 miliardë euro, përbëjnë një prodhim prej 1400 MË, kundrejt 1200 MË që është sot kapaciteti i instaluar i riprodhimit të energjisë në vend.
Berisha informoi gjithashtu se së shpejti në treg do të jetë edhe kaskada e Vjosës, “më e bukura, më e fuqishmja, që pret për t’u ndërtuar. Por ka edhe kaskada dhe degëza të tjera të lumenjve të Shqipërisë. Në total, janë për t’u ndërtuar 443 hidrocentrale, të cilat do të japin së bashku mbi 20 miliardë Kv/orë energji dhe do ta bëjnë Shqipërinë një vend eksportues të energjisë më të çmuar, energjisë jeshile në rajon”-theksoi ai.
Komentet ndaj koncensioneve Berisha i cilësoi kryekëput keqdashëse, janë zili meskine, të cilat rrjedhin dhe frymëzohen nga interesat politike tepër të ngushta, apo interesa biznesi.
Hidrocentrali Sasaj shfrytëzon ujërat e burimeve të Tatzatit dhe të lumit Kalasës dhe është një vepër hidrike e realizuar në zbatim të programit të qeverisë shqiptare, për shfrytëzimin e rezervave hidroenergjetike të vendit, me një impakt pozitiv, të drejtpërdrejtë, veçanërisht në zonën e Bregdetit. Hidrocentrali Sasaj është ndërtuar me koncesion, sipas Marrëveshjes Koncesionare midis shoqërisë “Ëonder” sha dhe qeverise shqiptare. Vepra është projektuar nga specialistë të huaj dhe shqiptarë
Hidrocentrali Sasaj ka një fuqi të instaluar prej 8.6 MË, e cila realizohet nëpërmjet dy agregateve Pelton vertikal. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë, parashikohet 35 milion kËh. Hidrocentrali është i lidhur me sistemin e transmetimit nëpërmjet Linjës 35 Kv, Sasaj-Sarandë.
Impaktet e këtij hidrocentrali janë pozitive veçanërisht në Zonën e Bregdetit i cili do të përmirësojë në mënyrë rrënjësore, në sasi dhe cilësi, furnizimin me energji elektrike të aksit bregdetar turistik jugor, do të krijojë mundësinë e punësimit për mbi 130 punonjës gjatë ndërtimit dhe aktualisht punojnë 28 të tjerë për menaxhimin e HEC-it, i cili respekton standardet evropiane mjedisore dhe kërkesat turistike të zonës, duke u integruar me masivet e bregdetit, në mënyrë që të ruajë këto vlera turistike.
Të pranishëm në këtë inaugurim ishin ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço, deputetë të kësaj zone, drejtues dhe përfaqësues të shoqërisë ndërtuese, aksionerë të kësaj vepre, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.