E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE mirepret presidencen dhe integrimin e vendit

“Këshilli i Europës po mirëpret presidencën e ardhshme të Shqipërisë. Kjo gjë është me rëndësi jo vetëm se është hera e parë që merrni presidencën por kjo gjë vjen në një moment kyç dhe shënon një hap të rëndësishëm në rajon. Nëse çdo gjë shkon mirë, në kohën e presidencës suaj, situata do jetë me fitim për të gjitha palët. KE qëndron në gatishmëri t`u asistojë dhe kontribuojë në integrimin e Shqipërisë në Evropë, në bashkëpunim me ju, qeverinë shqiptare dhe BE”. Ky ishte qëndrimi i ardhur pak minuta më parë nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së, Gerard Stoudmann në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Ndërkohë ministri Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria, gjatë presidencës së Këshillit të Europës, në maj të këtij viti, do të japë kontributin e saj të veçantë për çështjet e tolerancës, bashkëjetesës dhe kontributin e saj për rajonin. “Kemi folur për mundësitë dhe hapësirat konkrete për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës” vuri në dukje Haxhinasto.

Njëkohësisht, referuar takimit mes tyre, Haxhinasto bëri me dije se gjatë bashkëbisedimit me zotin Stoudmann ka diskutuar edhe për situatën politike në vend ku disa nga çështjet ku duhet të fokusohet politika shqiptare janë reforma zgjedhore, procedurat parlamentare dhe miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›