Jankulovska: Asnjë kërcënim për sigurinë në vend
“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë në Maqedoni”. Këtë lajm e konfirmon Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, në lidhje me fatin e veriut të Kosovës.
Ndër të tjera, ministrja deklaroi se autoritetet maqedonase po shikojnë me mjaftë seriozitet dinamikën e ngjarjeve në Kosovë, ndërsa do të ketë dhe reagime.
Komentet e ministres vijnë pas deklaratës së Bashkimit Demokratik për Integrim, se ndryshimi i kufijve të Kosovës do të ndikojë negativisht në stabilitetin e Maqedonisë.