Legalizohen 1 888 objekte informale
Qeveria i jep OK ligjit për legalizimet ditën e sotme, ndërsa ndërtimet informale për të cilat u miratua kalimi i të drejtës se pronësisë mbi parcelën ndërtimore, i përkasin 11 qarqeve të vendit dhe janë përgatitur gjatë periudhës qershor tetor 2011.
Tashmë Drejtoritë e ALUIZMI-t në qarqe, do të nisin menjëherë punën për plotësimin e dokumentacionit tekniko ligjor, të nevojshëm për pajisje me leje legalizimi.
Më tej, ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.