Shqipëria e 96-ta në FIFA,
Shqipëria u ngjit dy vende në renditjen botërore të FIFA-s për muajin dhjetor 2009, duke mbyllur vitin futbollistik në vendin e 96-të, me 336 pikë.
18 HAPA MBRAPA
Gjithsesi, ky “sukses” zbehet menjëherë, kur mendon se në në krahasim me janarin e këtij viti, Kombëtarja jonë e drejtuar së pari nga holandezi Ari Han e aktualisht nga kroati Josip Kuzhe, ka bërë 18 hapa pas, pasi ka qenë e 78-a në botë. Në renditjen e UEFA-s, përfaqësuesja jonë vazhdon të renditet në vendin e 42-të, midis Moldavisë dhe Armenisë. Ndeshja e fundit e Kombëtares ishte barazimi 0-0 me Estoninë në Talin, më 14 nëntor 2009. Përfaqësuesja jonë ndodhet në vazon ë e 5-të për shortin e eliminatoreve të Euro 2012, finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni dhe Ukrainë. Kampione e vitit doli Spanja (1627 pikë).
9 NDESHJE NDËRKOMBËTARE
Gjatë vitit 2009, Shqipëria zhvilloi nëntë ndeshje ndërkombëtare, gjashtë zyrtare dhe tri miqësore. Bilanci në total: 9 ndeshje; 41 fitore, 4 barazime, 4 humbje. Të ndara këto sipas trajnerëve, holandezi Ari Han e drejtoi përfaqësuesen në tri ndeshje zyrtare (kundër Maltës, Hungarisë e Danimarkës; bilanci: 1 fitore, 2 humbje). Pasuesi i tij, kroati Josip Kuzhe e drejtoi Shqipërinë në gjashtë takime: 3 zyrtare (Portugali, Danimarkë, Suedi; bilanci: 1 barazim, 2 humbje) dhe 3 miqësore (Gjeorgji, Qipro, Estoni; bilanci: 1 fitore, 2 barazime).
TOP & FLOP
Fitorja më e thellë e Shqipërisë është ajo 6-1, në miqësoren kundër Qipros në “Qemal Stafa (12 gusht 2008), fitorja më e thellë në të gjithë historinë e 236 ndeshjeve të Kombëtares. Humbjet më të thella janë ato kundër Danimarkës (3-0 në Kopenhagen, 1 prill 2009) dhe Suedisë (4-1 në Solna, 14 tetor 2009). Ndeshja e parë për vitin 2010 është ajo kundër Luksemburgut, më 3 mars.
RENDITJET E SHQIPËRISË
GJATË VITIT 2009
Muaji V
Dhjetor 2009 96
Nëntor 2009 98
Tetor 2009 97
Shtator 2009 93
Gusht 2009 94
Korrik 2009 95
Qershor 2009 92
Maj 2009 92
Prill 2009 91
Mars 2009 80
Shkurt 2009 79
Janar 2009 78
TË GJITHA NDESHJET
GJATË VITIT 2009
ZYRTARE
Trajner Ari Han
Maltë- Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Trajner Josip Kuzhe
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Suedi-Shqipëri 4-1
MIQËSORE
Trajner Ari Han
Asnjë
Trajner Josip Kuzhe
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Bilanci në total: 9 ndeshje; 1 fitore, 4 barazime, 4 humbje.
17 Dhjetor 2009