Shqipëria e India të gatshme për rritjen e bashkëpunimit

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, ministri Haxhinasto pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, nënvizoi nevojën për ngritjen e dialogut politik.
Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, ai theksoi nevojën për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ekonomiko-tregtare, të cilat i shërbejnë më shumë njohjes së fushave me interes të ndërsjellë bashkëpunimi.
Nga ana e tij, ambasadori Chakravarti u ndal në mundësitë që ekzistojnë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fusha si ekonomia, arsimi, teknologjia e lartë, etj.
Ai shprehu vlerësimet e Qeverisë indiane për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Nju Delhi, e cila u konsiderua prej tij, si një hap kontribues i drejtpërdrejtë për ngritjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri Haxhinasto kërkoi përfundimin e marrëveshjeve në fushën konsullore, për liberalizimin e lëvizjes midis dy vendeve.
Haxhinasto, duke iu referuar vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, i kërkoi ambasadorit Chakravarti që vendi i tij të shikojë mundësinë e njohjes së këtij shteti të ri, si një kontribut i drejtpërdrejtë i Indisë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ai kërkoi nga pala indiane që të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht ato financiare.
Palët gjithashtu, ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Indi në organizatat ndërkombëtare si OKB-ja, dhe shkëmbyen pikëpamjet e tyre për reformimin e kësaj organizate. /Start/
2011-08-02 17:27