Vera e nxehtë “dëbon” kryeqytetasit

Dy javët e para të gushtit, atëherë kur është edhe piku i sezonit turistik, Tirana e zhurshme kthehet në një qytet të qetë dhe të nxehtë, ku edhe ata që ndodhen ende këtu u drejtohen për t’u freskuar pishinave në periferi të vendit.
Së bashku me pushuesit, edhe artistët shqiptarë janë zhvendosur në qytetet bregdetare, duke zhvilluar atje koncertet e tyre. Gjatë këtij muaji qytetet si Saranda, Durrësi, Vlora, etj, janë bërë qendra të rëndësishme të aktiviteteve artistike në vend.
Në këtë fillim muaji, ndihet edhe më shumë zbrazëtia e qytetit ku të paktë janë njerëzit që lëvizin rrugëve, ndërsa trafiku nuk është më aq i ngarkuar sa jemi mësuar ta shikojmë gjatë ditëve të zakonshme në kryeqytet.
Vec lokaleve, kryeqytetasit që nuk do të largohen nga Tirana mund të argëtohen në këtë stinë vetëm nëpërmjet kinemave Millenium, Imperial dhe Kristal, që gjatë gjithë verës nuk do të ndalin shfaqjen e filmave më të fundit të kinematografisë botërore.
Ajo që vihet re në rrugët e kryeqytetit është edhe prania e turistëve të huaj, amerikanë, anglezë dhe nga vendet e rajonit, të cilët kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë.
Tiranës pritet t’i kthehet gjallëria në muajin shtator, kur përveç fundit të sezonit turistik, fillon edhe sezoni i ri shkollor për të gjithë nxënësit e shkollave nëntëvjecare dhe të mesme. /Start/
2011-08-02 17:43