Shqipëria e Kosova konsullata të përbashkëta

Kjo marrëveshje bën të mundur njehsimin e legjislacionit dhe praktikave mes dy vendeve dhe përgjysmon edhe shpenzimet përkatëse të secilit vend.
Kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga ministria e Jashtme për këtë marrëveshje shumë të goditur dhe shumë të domosdoshme, bazuar në një model që e kanë përdorur vende të tjera, dekada më parë.
“Shqiptarët duhet ta ndiejnë veten njësoj, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë dhe nuk ka nevojë qytetari të mendojë se ç’praktikë do t’i duhet të ndjekë në secilin vend”, u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet ta shndërrojnë praninë e dy qeverive dhe administratave në mundësi më të mëdha dhe jo në pengesa dhe burokraci më të mëdha. Kryeministri tërhoqi vëmendjen që një praktikë e tillë duhet të na udhëheqë edhe në dogana, në tatime, në arsim, në fushën sociale, në fushën e kulturës pa diskutim, mjedis e gjithçka tjetër. “
Është e domosdoshme që trendet e bashkëpunimit të konsolidohen e fuqizohen me një kuadër ligjor të njëjtë, me praktika të njëjta, sepse kjo do të lehtësojë shumë barrën burokratike mbi supet e qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të Shqipërisë”, vijoi Kryeministri. /Start/
2011-10-20 17:40