E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e Kosova, marrëveshje bashkëpunimi në arsim

TIRANE- është nënshkruar sot në Ministrinë e Arsimit marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare.
Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit tonë të Arsimit Myqerem Tafaj dhe homologut të tij kosovar Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Marreveshja mes dy vendeve parashikon bashkëpunimin 5 vjecar në fushën e arsimit. Pikat kryesore në të cilat mbështetet marrëveshja prekin bashkëpunimin në fushën e kurrikulave në sistemin parauniversitar dhe atë universitar për shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe profesorëve si dhe bashkëpunim në projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor.

Marrëveshja do të sigurojë gjithashtu mbështetje për universitetin e Prizrenit me staf akademik si dhe hartimin e diplomave të përbashkëta sipas standarteve të Bashkimit Evropian. Një tjetër pikë e saj është mbështetje për studentët e doktoraturës duke shtuar numrin e kuotave për studentët nga Kosova.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›