‘Gërdeci’, ankimohet vendimi ndaj Mediut
TIRANE- Ankimohet në Gjykatën e Lartë vendimi ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu pas pushimit të cështjes në datën 1 Mars.
Gjykata e Lartë pushoi për të dytën herë cështjen penale ndaj Ministri Fatmir Mediu me arsyetimin se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gërdeci, Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj që fajësojnë ministrin për dëmin që iu shkaktua nga shpërthimi i 15 Marsit, nuk ka asnjë provë që fajëson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk është me vend kërkesa për heqjen e imunitetit.
Ankimimi i këtij vendimi është kryer nga përfaqësusei ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit i cili e ka arsyetuar me pretendimin se vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë është i ankimueshëm.
Familjarët e viktimave që nuk kanë rreshtur së pretenduari për drejtësi shprehen të revoltuar nga vendimi i 1 Marsit i Gjykatës së Lartë.
“Nuk ndalemi, do vazhdojmë betejën tonë me drejtësinë”, shprehen familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit ndërsa pohojnë se cëhtja do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese në rast se ankimimi rrëzohet sërish.
Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit në 15 marsin e vitit 2008, u vranë 26 persona, punëtorë dhe banorë të zonës përreth, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Nga shpërthimet u plagosën apo u lënduan 300 persona të tjerë, ndërsa pati shkatërrime dhe dëmtime të banesave e të bizneseve private në një rreze deri në 5-6 kilometra.
(e.n/BalkanWeb)