E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria e Zvicra memorandum bashkëpunimi për një turizëm të qëndrueshëm

 Shqipëria dhe Zvicra kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për inkurajimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit.

Memorandumi u firmos mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Organizatës Kombëtare të Turizmit të Zvicrës dhe përfshin zhvillimin e qasjes për një turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare si dhe asistencë në vendosjen e kontakteve me organizatat përkatëse

Gjithashtu ky memorandum parashikon asistencë në zhvillimin dhe promovimin e produkteve për turistët shqiptarë dhe zviceranë në bashkëpunim me federatën lokale të agjencive turistike përgjegjëse për mbështetjen e tyre jashtë vendit” thuhet në njoftimin për median.

Marrëveshja u firmos nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, znj. Zana Çela dhe Drejtori i Organizatës Kombëtare të Turizmit të Zvicrës, z. Federico Sommaruga në selinë e kësaj organizate në Zyrih, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.

Çela dhe Sommaruga u dakortësuan edhe për dhënien e informacioneve të ndërsjella sa i përket ekspozitave, kongreseve, panaireve, ngjarjeve të ndryshme mbi turizmin, si dhe për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›