E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Të emëruarit e OSBE/ODIHR në Shqipëri, nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve përkatëse

Skënder Gjinushi

Data 15 maj është afati i fundit për miratimin e ndryshimeve të reformës zgjedhore në komisionin e posaçëm parlamentar. Sot pritet të vendoset për çështjen kyçe që ka të bëjë me numërimin elektronik të votave. Ekspertët e ODIHR ka ngritur shqetësimin se implementimi i ngutshëm mund të sjellë probleme. Por a do të mund të mbyllet reforma e shumë debatuar brenda këtij afati? Gjasat janë që komisioni ti kërkojë komisionit një tjetër shtyrje. Një gjë të tillë e paralajmërojnë dy liderët e partive kryesore me debatin në distancë, çka tregon se ka ende çështje për të cilat ata duhet të gjejnë një kompromis. Por në mes është edhe zgjedhja e presidentit që mban peng përfundimin e reformës.

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së u shpreh se PS-së Rama thotë që kandidaturat për KQZ-në ti propozojë Avokati i Popullit. Sipas Berishës kjo është e papranueshme. Por nga ana tjetër PS-së ka reaguar duke sqaruar se bëhet fjalë për një propozim që anëtarin e shtatë të KQZ-së tia propozojnë parlamentit tetë institucione të ndryshme, mes të cilave KLD, Dhoma e Avokatëve, Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit etj. Gjatë shumë gjatë KM sot, shpif e shpif e nuk ndalon, duket në hall, s’ka faj, s’ndahet dot nga Ristani se s’ndahet dot nga pushteti i vjedhur!, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter.

Ndërkohë, kryetarët e PDS dhe PSD-së, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo kanë dalë kundër qëndrimit të ODIHR-it. Gjinushi ka akuzuar përfaqësuesit e OSBE-së dhe ODIHR-it për qëndrimet e shprehur nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve që përfaqësojnë. Denoncojmë faktin që përfaqësues të ODHIR po kryejnë të njëjtin rol si misionin OSBE-së në Tiranë, i cili u tall me shqiptarët duke thënë që ska kohë për reformë, duke thënë që reforma do të bëhet pas zgjedhjeve. Tani i shohim, që del ODHIR dhe deklaron se ska kohë pas 7 muajsh gjoja pune intensive dhe një vit para zgjedhjeve që priten këtë radhë, u shpreh kreu i PSD-së. Milo shprehet se qëndrimi i ODIHR-it është në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE/ODIHR. “Si ODHIR, që është një institucion evropian të mund të shkojë kundër kërkesave dhe standardeve që vetë BE i kërkon Shqipërisë të plotësojë”, shprehet Milo”, tha Milo. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›