E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria e gjelbër, Kumbaro: Mbi 12 mijë fidanë të rinj pasuruan sipërfaqet pyjore

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Mbi 12 mijë fidanë u mbollën javën që kaloi, në kuadër të aktiviteteve të pyllëzimit në disa qytete të vendit dhe zona të mbrojtura.

Ministrja e Turizmt dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale, tha se “java që shkoi ishte e mbushur me aktivitete pyllëzimi, duke pasuruar kalendarin e mbjelljeve me më shumë se 12.000 fidanë të rinj nga ekonomitë pyjore të Beratit, tek ato të Elbasanit e Librazhdit, nga Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, tek Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, bashkitë, donatorët, vullnetarët, qytetarët dhe stafet e Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Pyjet janë një pasuri e çmuar dhe shtëpia e një biodiversiteti të jashtëzakonshëm që kemi, prandaj është e rëndësishme të shfrytëzojmë çdo ditë të sezonit të mbjelljeve për një Shqipëri më të gjelbër,” tha Kumbaro.

Në të gjithë vendin vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja.

1 nga 10

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›