E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo: Ndriçimi LED, përmirëson siluetën urbane të qendrës së Beratit

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Në bashkinë e Beratit vijon zbatimi i punimeve për projektin “Ndriçim eficient në qytetin e Beratit” me vendosjen e shtyllave të reja dhe ndriçuesve LED në bulevardin “Republika 2”.

Ndriçimi LED përfshin aksin nga sheshi “Teodor Muzaka”, deri te gjimnazi “Babë Dudë Karbunara”.

Kryetari i bashkisë së Beratit në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga vendosja e ndriçuesve të rinj, të cilët sipas tij, përmirësojnë siluetën urbane të qendrës së qytetit dhe sjellin më shumë kursim energjie.

Projekti financohet nga qeveria zvicerane dhe bashkëfinancohet nga bashkia Berat.

1 nga 7

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›