E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca e mases se sekuestros se pronave te Prudentinos

Gjykata e Vlores ka shtyre per daten 18 tetor seancen gjyqesore per vendosjen e mases se sekuestros per pronat dhe aktivitetet e Albino Prudentinos shtetasi italian i akuzuar per lidhje me organizaten mafioze ne Itali Sacra Corona Unita. Shkak per shtyrjen eshte bere mungesa e prokurorit i cili eshte justifikuar para gjykates se per arsye familjare nuk mund te merrte pjese ne seancen e djeshme ku pritej te vendosej masa e sekuestros. Menjehere pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro aktivitetin e Prudentinos ne resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponentit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Albino Prudentino u arrestua pak kohe me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per Bashkepunim kriminal i tipit mafioz Trafik droge si dhe Grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›