Tifozet serbe djegin flamurin shqiptar

Tifozet serbe djegin flamurin shqiptar dhe ate kosovar
Qendra e Xhenoas eshte kthyer ne fushebetejen e guerilasve serbe. Keta te fundit i kane dhene jete dje nje lufte te vertete guerile. Mediat italiane La Stampa pohoi se mbeshtetesit serbe hodhen gure dhe shishe drejt policise italiane. Gjithashtu tifozet dhe ekipi sllav hodhen kore kunder pavaresise se Kosoves dhe gjate protestave kane djegur flamurin shqiptar e ate kosovar. Situata ka degjeneruar rreth ores 1900 kur tifozet serbe qe ndodhen ne Itali per te ndjekur kombetaren e tyre e cila luante kunder Italise filluan te qellonin me gure ndaj kalimtareve dhe dyqaneve. Trazirat kane vazhduar edhe me zbritjen e futbollisteve ne fushe duke mos lejuar fillimin e ndeshjes. Sipas mediave lokale portieri serb Stojkovic eshte goditur me mjete te forta nga tifozet e tij. Nderkohe ndeshja eshte anuluar edhe pse nuk ka nje njoftim zyrtar nga ana e UEFA-s. Sipas lojtareve dhe organizatoreve te stadiumit Marassi ishte e pamundur qe policia te qetesonte tifozet serbe te cilet kane shfrytezuar kete ndeshje per te kundershtuar pavaresine e Kosoves. Kjo proteste mund te shkaktoje edhe reagimin e Tiranes pasi flamuri i djegur eshte flamuri yne kombetar. Per sa i perket takimit ai u nderpre pas 6 minutave qe kishte filluar. Autoritet e impiantit te Xhenovas Marassi pohuan se ne ato rrethana nuk mund te zhvillohej asnje ndeshje. Duhet thene se benzine zjarrit i kane hedhur edhe vete futbollistet e perfaqesueses se Serbise. Mediat italiane publikuan mbreme fotografi teksa lojtare si Stankovic aktivizohet tek Interi ngrinin tre gishtat lart simbol qe tregon kryqin ortodoks ne adrese te fansave te tyre.