E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia eshte kulture nderton qytetin e te rinjve...

15/09/2010Festivali tashme i pervitshem Shqiperia eshte Kulture per sezonin e ri celja e audicioneve te te cilit u shpall dje nga Universiteti Evropian i Turizmit EUFT dhe Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve do te shtrihet dhe ne viset shqiptare pertej kufirit. Idene e hodhi Zevendesministrja e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve znj. Suzana Turku gjate nje konference te perbashket per shtyp me prof. dr. Salvatore Messina rektor i Universitetit Evropian te Turizmit. Ata publikuan sot listen e te gjitha aktiviteteve qe parashikohet te zhvillohen ne kuadrin e projektit kulturor Shqiperia eshte Kulture 2011 nje eveniment ky qe pason ate te zhvilluar kete vit ne mjediset e parkut arkeologjik te Apolonise. Duke pershendetur kete projekt perfaqesuesja e Ministrise se Kultures Suzana Turku do te shprehej se nisma Shqiperia eshte Kulture perben nje nga projektet kulturore shume te suksesshme qe ne si Ministri e Turizmit dhe Kultures kemi mbeshtetur fuqishem pasi ai i sherben turizmit kulturor publicitetit te siteve arkeologjike te vendit tone si edhe monumenteve te kultures per promovimin e te cilave ministria jone ka qene mjaft e vemendshme. Ndersa ideatori i tij Salvatore Messina rektor i Universitetit Evropian te Turizmit theksoi se evenimenti kulturor Shqiperia eshte Kulture 2010 ka qene i permasave te medha pasi arriti te grumbulloje plot 1365 konkurrente te cilet u regjistruan per te garuar brenda tij. Nga keta 376 prej tyre u seleksionuan per te marre pjese ne naten finale te evenimentit ndersa pati rreth 12 mije spektatore te cilet ndoqen nga afer per kater net me radhe spektaklin Shqiperia eshte Kulture 2010 tha ai. Nder te tjera duke publikuar axhenden e aktiviteteve te manifestimit Shqiperia eshte Kulture 2011 i parashikuar te zhvillohet gjate datave 5-6-7-8 maj te vitit te ardhshem prof. dr. Messina beri me dije se ajo parashikon fazen e pare te konkurrimit do te seleksionohen ne nivel kombetar per 12 qarqet e vendit duke nisur qe nga Tirana Shkodra Elbasani Korca Fieri Gjirokastra etj. Me pas qe te gjithe konkurrentet te cilet do te mbeten jashte seleksionimit te fazes se pare nga ana e stafit perzgjedhes te aktivitetit Shqiperia eshte Kulture 2011 do te marrin pjese ne naten finale te tij. Pritet qe te jene 400 te seleksionuar te cilet do te improvizojne ne dy skena gjate aktiviteteve qe jane parashikuar te zhvillohen ne kuadrin e nismes Shqiperia eshte Kulture 2011 gjate datave 5-6-7-8 maj ne vitin e ardhshem.Odeoni i pare do te jete per te improvizuar muzike teater etj. Nderkaq do te kete edhe nje skene tjeter per muziken rock dhe pop etj. Fituesit e ketij evenimenti kulturor do te votohen me ane te SMS-ve nga spektatoret dhe ata qe do te marrin me shume te tilla do te konsiderohen si ambasadore te kultures shqiptare ndersa fituesi do te marre 1 milion leke dhe do te perfshihet ne turneun e madh evropian i cili perfundon ne Bruksel dhe aty do te marre edhe cmimin e madh. Me tej ai beri me dije se ne kete manifestim do te organizohet edhe nje panair me materiale gastronomike nga rajoni i Puglias ne Itali si edhe nje fshat turistik me 400 cadra te pjesemarresve dhe ne fund edhe nje konference nderkombetare me teme turizmin e qendrueshem ne Shqiperi dhe burimet e tij. Dr. Messina njoftoi edhe risi tjeter ne edicionin e vitit te ardhshem Qyteti i te Rinjve - Brenda nismes Shqiperia eshte Kulture 2011. Ne kemi parashikuar te ndertojme edhe Qytetin e te rinjve ne bashkepunim me Ministrine e Mbrojtjes ku 400 cadra do te strehojne te rinjte pjesemarres ne kete aktivitet duke krijuar keshtu nje fshat turistik me vete. Ne fund ne saje te kompanise turistike Albtours D nisma Shqiperia eshte Kulture 2011 do te behet publike edhe ne vende evropiane. Duke mos harruar se eshte pikerisht roli i informacionit dhe komunikimit i cili qendron ne nxitjen e ketij evenimenti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›