Ere vjeshte ne Metropol
17/09/2010Perfshin ne vetvete gjithe zhanret e cirkut dhe ne te marrin pjese te gjithe artistet e rinj e cirkut por jo vetem. Ere vjeshte eshte shfaqja variete qe do te cele sezonin e ri artistik shtator 2010-qershor 2011 ne cirkun e Metropolit duke filluar qe neser per te vijuar edhe me 19 shtator. E konceptuar si nje miks numrash qe perfshijne te gjithe zhanret tradicional te cirkut qe nga akrobacia numrat plastik kllounada numrat me kafshe xhonglim etj. spektakli kete here u eshte besuar artisteve te rinj qe pergatiten ne cirkun e Metropolit por nuk do te mungojne edhe emrat tashme te njohur te tij ku spikatin Stela Blloshmi Gentian Dollaku Fitnete Duro Klaudia Duro Fiqiri Luli Vilson Gjocaj dhe Novruz Hyseni Alush Liliani etj. Organizatore artistik te shfaqjes premiere Ere Vjeshte jane Fatosi Roshi dhe Kujtim Dumi. Nje pjese integrale e shfaqjes eshte edhe muzika e interpretuar live nga orkestra tradicionale e cirkut te Metropolit qe do te shoqeroje te gjithe numrat e shfaqjes. Ere vjeshte do te vazhdoje te shfaqet cdo te shtune e te diel te javeve ne vazhdim.