E Diel, 1 Nëntor 2026

Me e mira e Paskalit ne fotografi

18/09/2010The best of Paskali

Eshte permbledhje fotografish e veprave me te mira te skulptorit te njohur Odhise Paskali. The best of Paskali eshte albumi i promovuar dje ne sallen Tefta Tashko Koco prane Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.

Odhise Paskali lindi ne Permet ne vitin 1903. Studioi per Letersi dhe Filozofi ne Torino te Italise ku me pas vazhdoi studimet per Histori arti ne vitin 1927. Vite me vone ne 1931-shin krijoi shoqerine Miqte e artit. Ne periudhen 1932-1937 ne disa qytete te Shqiperise u ngriten disa monumente skulpturore punime te autorit. Skulptori i Popullit eshte i njohur per shume nga punimet e tij por mbi te gjitha ne krijimtarine e vet te larmishme jane te njohura veprat I urituri Luftetari Kombetar Themistokli Germenji ne Korce Ushtari i panjohur Partizani fitimtar Mathauzen Austri 1968 Monumenti i Skenderbeut ne Tirane me bashkautore bustet Naim Frasheri Jeronim De Rada Vojo Kushi e shume vepra te tjera. Per te gjithe ata qe e kane vleresuar vepra e tij mbetet nje shkolle e vertete arti. Te pranishem ne kete ceremoni ishin ambasadore artiste studiues miq dhe familjare te Odhise Paskalit. Albumi i tij u realizua ne saje te se bijes Floriana Paskali kritike arti dhe mbeshtetjes se MTKRS-se.

Ne pervjetorin e 25 te ndarjes nga jeta te ketij mjeshtri te skulptures shqiptare ne perkulemi me nderim dhe respekt perpara vepres se tij e cila ne themel te saj shpalos vlerat e patjetersueshme humane te botes shqiptare. Eshte pikerisht kjo karakteristike e krijimtarise se Paskalit e cila i jep dallueshmeri dhe origjinalitet artit shqiptar ne teresine e vlerave dhe trashegimise shpirterore evropiane theksoi vec te tjerave ne fjalen e tij pershendetese ministri i TKRS-se Ferdiand Xhaferaj. Me pas vijuan lexime te eseve dhe prezantime te veprave te tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›